Nard Ndoka: Rama të shohë
aleatët aktualë pastaj FRD e AK

Nard Ndoka: Rama të shohë<br />aleatët aktualë pastaj FRD e AK
TIRANE - Opozita nuk bëhet pas pushimeve të verës por në vijimësi. Zoti Rama dhe PS po përqëndrohen në aleanca me parti, të cilat s'kanë shfaqur asnjë interes për PS. PS nuk shikon aleatët aktualë që po ikin një nga një, por po shikon tek aleatët e pamundshëm. Topi nuk hyn në aleancë me Ramën". Kjo ka qënë deklarata e kreut të PDK, Nard Ndoka me të cilën ka përcjellë dhe deklaratën e kreut të PS Rama dy ditë më parë për një aleancë të mundshme me Topin dhe Spahiun.

Ndoka ka folur për skadimin e koalicionit mes PDK dhe PS në frontin opozitar, duke akuzuar Ramën se nuk di të krijojë dhe të mbajë koalicione. "Ne jemi deklaruar qartë që nëse PS mban një qëndrim të kundërt me kërkesat e aleatëve të vet e partive të tjera opozitare nuk do të jemi pjesë e koalicionit me PS. Ne kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim PS si një aleate, partnere e ardhshme.

Nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend, por disa kalkulime nëpër zyrat e PS e kanë nxjerr lidershipin jashtë realitetit politik duke e bërë atë të largët për partitë aleate por dhe për qytetarët", thotë Nard Ndoka. Për të cilin, PS me gabimin që bëri me Kodin Zgjedhor ka mbyllur pothuajse të gjitha mundësitë e bashkëpunimit me PDK. "Me PD shihet një frymë pozitive, një hapje më e madhe ndaj aleatëve.

Ka pasur ngrirje marrëdhëniesh politike që në kohën kur PDK u nxorr nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve dhe nuk shohim ndonjë pengesë në fund të fundit për tu takuar dhe për të nënshkruar marrëveshje për një bashkëpunim në të ardhmen me këtë formacion politik për të ndërtuar një aksion politik së bashku", thotë Ndoka, ndërkohë që deklaron ka mundësi për koalicion dhe me FRD e OK.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit