Narta në shënjestër të hajdutëve, banorët të frikësuar! Kryeplaku: Bastisen shtëpitë e familjeve në emigrim

Vetëm 4 kilometra nga Vlora, ndodhet fshati i bukur i Nartës që po braktiset dita-ditës. Shumica e banorëve janë larguar prej vitesh në Greqi, ndërsa sot në fshat gjen kryesisht të moshuar...

“Pjesa më e madhe të moshuar, të rinjtë kanë ikur, fshati po redukthet po zhduket”.

Nartiotët edhe pse në emigrim kanë riparuar shtëpitë e vjetra dhe rikthehen për pushime në verë, por shpeshherë i gjejnë të boshatisura.

“Kanë vjedhur shpesh këtu pompa e sende, çfarë të gjejnë”.

“Kam dëgjuar për shtëpitë që vjedhin, disa janë të ikur, sjanë këtu. Të frikësuar janë njerëzit, ngrihen natën se lehin qentë. Në dimër janë më të shpeshta vjedhjet”.

Vetëm në muajt Shkurt-Mars janë vjedhur 14 shtëpi. Në pranga ra një 52-vjeçar bashkë me të birin 14 vjeç, të cilët ditën punonin në Nartë dhe natën vidhnin banesat e emigrantëve.

“U arrestuan dy persona, janë persona që punonin në Nartë, tek ish-fusha e aviacionit, babai dhe djali 14 vjeç ata deklaruan 14 ashtëpi të vjedhura, i morën në polici, dhe tani me çfarë si dolën në arrest shtëpie. Kishin marrë pompa uji, bidona vaj, etc sende që i sekuestroi policia. Ai nga ana ekonomike s’besoj se ishte keq, se ka punuar në Nartë, priste dru dhe e shiste... Nga ana ekonomike s’ka qenë keq, e kishte ves si duket vjedhjen”.

Kryeplaku i Nartës Mihal Thanasko shprehet se të moshuarit që jetojnë në fshat ndihen të frikësuar për jetën, pasi hajdutët mund të mësyjnë shtëpitë e tyre.

“Meqenëse fshati jonë është pothuasje i brakisur, të rinjtë në emigrim, kanë mgelur mosha e tretë, vijnë keqbërësist vijnë në shtëpitë e mbyllura hyjnë brenda, marrin çfarë gjejnë, më shumë hyjnë për lek, por nuk gjejnë lek e marrin sende. Këtu vjedhjet janë të herëpashershme. Në një shtëpi kishin marrë motorë, pompa uji, frigorifer të ri, sobë me korent pa vënë në punë, dysheke të rinj që kishin sjellë nga jashtë. Ata kishin shkuar të organizuar se ndryshe nuk merren ato. Hajdutët një metodë të re, hyjnë vjedhin dhe e tërheqin derën. Edhe po të dëgjojë komshiu që po vidhet banesa ngjitur kanë frikë të dalin se janë të moshuar”.

Fshati Nartë dikur banohej nga 4000 mijë njerëz, sot nuk kanë mbetur as 500, të cilët ndihen të kërcënuar dhe kërkojnë që policia të shtojë kontrollet në zonë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ame rika: 04/04/2023 06:40

    Siguria e Garancia e Jtes prones per popullin eshte ne NIVELIN me te ULET. GJITHE KETA (nje armate) PUNONJES SHTETI ne FUKSION te KUJTE JANE e KUJTE i SHERBEJNE . POR RROGAT dhe PRivilegjet jane te GARANTUARA nga TAKSA PAGUESIT!

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2023 01:13

    Hajdute te zones i kini,ose si keta te punesuar, me veshe e sy hapur per te pare e degjuar kush ka emigruar,kujt i dergojne para femijet e te afermit.Njerez kini kujdes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!