NASA do të organizojë konferencë
për shtyp për “një zbulim të madh”

NASA do të organizojë konferencë<br />për shtyp për “një zbulim të madh”
Nëpërmjet një njoftimi NASA ka lajmëruar organizimin e një konference për mediat, gjatë të cilës do të zbulohen informacione që agjencia ka për planetët e tjerë të cilët janë jashtë sistemit tonë diellor.

Planetët të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellorë ose siç quhen ndryshe eksoplanetë, janë një nga shpresat më të mëdha për gjetjen e jetës në hapësirë dhe kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që këta planetë kanë me Tokën.

Ndërkohë agjencia ka njoftuar se në konferencë do të jenë të pranishëm astronaut dhe shkencëtarë të ndryshëm, si dhe ka mundësuar realizimin e pyetje nëpërmjet internetit për të gjithë të interesuarit.

Konferenca do të zhvillohet më 22 shkurt dhe do të transmetohet ne kanalin televiziv të NASA-s si dhe në portalin e saj në internet.

Edhe pse është njoftuar për publikimin e zbulimeve që janë bërë për eksoplanetët, agjencia nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi