Artisti Matthew Skeins projektojë një logo tërësisht të re për NASA-n pikërisht në vitin e 60-të të krijimit të saj. logoja do të bazohet tërësisht në historinë e eksplorimit hapësinor. Agjensia hapësinore u krijua më 29 korrik 1958. Nga të gjitha zbulimet e bëra ndër vite, ai më i rëndësishmi mbetet zbulimi i vitit 1969, kur Apollo 11 çoi në hapësirë astronautët Edwin “Buzz” Aldrin, Michael Collins dhe Neil Armstrong për herë të parë në sipërfaqen e Hënës.
Por pikërisht për këtë mision të famshëm kanë ekzistuar teori të ndryshme konspirative që nuk besojnë s eka ndodhur në të vërtetë. "Një hap i vogël nga një njeri, një hap i madh për njerëzimin”, kjo është shprehja e famshme e Armstrong, që vëllai i tij e ka zbuluar në një intervistë përpara se të zbriste në Hënë, pikërisht gjatë nisjes së tij në Risiko.
Mirëpo gjatë viteve të shumta teori të ndryshme shprehen se madje i gjithë programi Apollo ka qenë një mashtrim. Për shembull thuhet që ulja në Hënë ka ndodhur realisht, por ka qenë e ndryshme nga ajo që është treguar, si nga zbulimi i pabesueshëm i astronautëve ashtu edhe për të mos i treguar sovjetikëve (për shkak të Luftës së Ftohtë) teknologjinë amerikane.
Filozofi i njohur, Umberto Eco është shprehur se të bindësh të heshtin më shumë se 400.000 njerëz, që kanë ndihmuar në këtë eksplorim, ka qenë më e vështirë se të çosh astronautët në Hënë. Kështu që ditët sotme është e vështirë që të besojmë se zbritja e austronatëve në Hënë ka qenë një diçka e inskenuar.