NASA pranon se ka rënë pre
e 13 sulmeve haker vitin e kalua

NASA pranon se ka rënë pre<br /> e 13 sulmeve haker vitin e kalua
UASHINGTON - NASA bëri të ditur dje se sistemi i saj kompjuterik është depërtuar nga hakerët 13 herë gjatë vitit të kaluar. Sulmuesit kanë arritur të vjedhin kredencialet e disa punonjësve si dhe të kenë akses në disa projekte kritike në sektorë që mund të kompromentojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Nga 1.5 miliardët e buxhetit vjetër për sektorin IT, NASA shpenzon vetëm 58 milionë dollarë për sigurinë dixhitale, tha gjatë javës përpara një paneli kongresmenësh Paul Martin, inspektor i përgjithshëm i agjencisë, njoftoi Reuters.

“Disa sisteme të NASA-s përmbajnë informacione delikate të cilat, nëse humbasin apo vidhen, mund të çojnë në humbje financiare të ndjeshme, të prekin në forma të ndryshme sigurinë kombëtare, ose të alterojnë në mënyrë domethënëse avantazhin teknologjik të kombit tonë”, tha Martin në dëshminë e tij para Komitetit mbi Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë të Dhomës së deputetëve.

Ai tha se agjencia zbuloi në nëntor se disa haker që punonin përmes një adrese IP kineze, depërtuan në rrjetin kompjuterik të laboratorit të karburantit. Ai shtoi se ata arritën të fitonin një akses të plotë, që i lejoi të modifikonin, kopjonin apo të eleminonin materiale delikate, të krijonin profile përdoruesish për sistemin kompjuterik të laboratorit si dhe të ngarkonin mjete hakeruese për të vjedhur kredencialet e përdoruesve e të kompromentonin sisteme të tjera të NASA-s. Ata ishin gjithashtu në gjendje që të eleminonin veprimet e kryera nga rregjistri i sistemit, tha Martin.

Në një tjetër sulm vitin e kaluar, hakerët arritën të vidhnin kredencialet e mbi 150 punonjësve për të hyrë në sistemet e NASA-s, bën të ditur Reuters.
Martin tha se agjencia është treguar shumë e ngadaltë në kodifikimin e të dhënëve që gjenden në kompjuterat e saj për të mbrojtur informacionin nga rënia në duart e gabuara.

Një nga kompjuterët e grabitur apo humbur përmban kodet për kontrollimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapsinor, tha Martin i cituar nga Reuters. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Tragjike në Greqi/ Automjeti futet në sens të kundërt dhe përplaset me autobusin, vdesin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar (EMRAT)

Tragjike në Greqi/ Automjeti futet në sens të kundërt dhe përplaset me autobusin, vdesin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar (EMRAT)