TIRANE- Sonda Curiosity, e njohur si Laboratori shkencor i Marsit pasi përshkroi më shumë se 560 milionë km arrin të zbresë në Mars. Agjencia Amerikane e hapësirës NASA arriti të zbresë sot në planetin Mars, robotin 1 tonësh, duke përmbushur misionin më të vështirë të ndërmarrë ndonjëherë në kërkim të jetës në një planet tjetër.
Sonda nisi udhëtimin e saj nga toka drejt Marsit, në nëntor të 2011 dhe iu deshën 8 muaj udhëtim për të arritur në ditën e sotme kur NASA njoftoi zbritjen me sukses të saj në planetin Mars. Ajo është pajisur me robotin më të sofistikuar që është dërguar ndonjëherë në një botë tjetër.
Në momentin kur të jetë bërë gati, përgjatë dy viteve të ardhshme ajo do të mbledh mostra të gurëve për të zbuluar se a do të lejonte ambienti i planetit zhvillimin e jetës në formën e organizmave mikroskopikë.
Që nga viti 1960 ka pasur më shumë se 30 tentime nga shtete të ndryshme për të zbritur në Mars, por më shumë se gjysma kanë dështuar.
Presidenti amerikan, Barak Obama e quajti atë një hap historik dhe “një shkathtësi të paprecedent të teknologjisë”.
Misioni i mjetit eksplorues "Curiosity" thuhet se është më i shtrënjti e, në të njejtën kohë, më ambiciozi.
Projekti 2.5 miliardë dollarësh, i quajtur formalisht Laboratori i Shkencës së Marsit, është misoni i parë astrobiolog i NASA-s që nga provat Viking në vitet e 70-ta.
Aterimi në Mars përbën një arritje për agjencinë amerikanë të Hapësirës, e cila u godit së fundit nga shkurtimet në buxhet dhe humbjen e programit të saj 30 vjeçar të anijeve kozmike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com