TIRANE- Për të mësuar të vërtetën e zhdukjes së Belegut, është pyetur në prokurori Thanas Gjinopulli. Ky i fundit shpjegon se: ”Dollarët ja kisha marrë hua Eduartit që nga viti 2002 me një përqindje interesi 2 për qind e më pas në 1 për qind, kjo shumë ka qënë 76 mijë dollarë. I kam likujduar disa herë dollarë dhe se në takimin e fundit në datën 22 mars 2010, ditën e Hënë vjen Eduarti tek puna ime në Laprakë dhe më thotë, ke bërë ndonjë lekë, dhe unë i them se nesër do të bëj nja 20 ose 30 mijë dollar, pasi kam pasur edhe punë dhe nuk kam pasur shumë lekë. Në datën 23 mars në orën 09:45 ka ardhur Eduarti në magazinë vetëm, jemi takuar dhe i kam dhënë 8 topa me dollarë si dhe një letër ku ishin të gjitha shënimet e duhura sipas likujdimeve.
Eduarti nxitonte shumë dhe më tha futi në një qese se nxitoj do të iki në Durrës. Unë i thashë të bëjmë letra tek noteri, ai më thotë mbasdite kur të kthehem se kam një punë dhe nxitoj. Iku nga makazina dhe pashë që në rrugë takoi dy-tre persona dhe po komunikonte me ta dhe më pas nuk di gjë se ku ka shkuar, por rreth orës 13:30 më ka dërguar një SMS ku më thoshte: “Ato që më dhe sot ishin 76.000 USD dhe jo 80.000 USD. Nga Dhjetori 2004 më ke dhënë 127.000 USD. Takohemi ora 16. Tek noteri tek gjykata. Edi Belegu”. Unë kam shkuar tek gjykata dhe kam pritur për rreth një orë aty së bashku me avokatin tim, por Eduarti nuk ka ardhur. I kam dërguar një SMS por ai nuk më kthehu përgjigje.
Në mbrëmje më merr në telefon gruaja e Eduartit dhe më pyet nëse isha takuar me Eduartin dhe nëse i kisha likujduar huanë. Dua të sqaroj se marrëdhëniet tona me Eduartin kanë qënë shumë të mira dhe nuk kemi pasur asnjëherë problem”-ka treguar Nasho. Lidhur me hetimet e bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, është pyetur ortaku i Belegut, Arefi Jakupllari, të cilët administronin kompaninë "KUARCI BLACE". Ky person ka treguar se në me një telefonatë, të bërë nga Belegu rreth orës 11:28, por ai ishte në lokal dhe se kishte shumë zhurmë dhe se nuk i ka folur. E ka rimarrë në telefon vetëm 1 minutë më vonë. Telefonta ka qënë e shkurtër dhe përveç Eduart Belegut, që i thoshte me një zë shqetësues se do t’i telefononte më vonë, ai ka dëgjuar edhe disa zhurma.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com