Nasi Lera boton “Të gjithë premtojnë Parisin”

Nasi Lera boton “Të gjithë premtojnë Parisin”
TIRANE- Shkrimtari i njohur Nasi Lera vjen me romanin e ri “Të gjithë premtojnë Parisin”, botuar nga “Toena”. Në parathënien e librit Rudolf Marku shkruan për të se “Nasi Lera është një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron letrat shqipe.

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality shoë (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku, kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit.

Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, “Të gjithë premtojnë Parisin”, është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false...


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot