TIRANE-Protesta e opozitës në çadrën e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka kaluar qetë mbrëmjen e saj të gjashtëmbëdhjetë.
 
Lojërat me letra e shah dhe bisedat mes simpatizantëve vijojnë të mbeten aktiviteti i përnatshëm, megjithatë gjithnjë e më shumë lodhja dhe përgjumja vërehet mes tyre.
 
Gjatë natës së mbrëmshme në çadër ishte edhe Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, i cili së bashku me të tjerët ka mbushur orët e natës me lojëra dhe biseda.

[gallery]21335[/gallery]
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com