Nata e Bardhë nuk është një risi që festohet vetëm në Shqipëri. Por bëhet fjalë për festivale kulturore që zgjasin gjatë gjithë natës e që mbahen në shumë qytete të botës, kryesisht në verë. Nata e Bardhë e ka origjinën në Shën Petersburg të Rusisë dhe ka marrë emrin nga solstici veror në qershor, ku në disa zona dielli perëndon vonë, agon herët dhe errësira nuk është kurrë e plotë.

Në Shën Petërsburg gjatë kësaj periudhe dielli nuk perëndon deri në orën 10 të mbremjes dhe muzgu zgjat thuajse gjatë gjithë natës. Festivali i Natës së Bardhë në qytetin rus është i famshëm për fishekzjarret spektakolare dhe shfaqjeve të të rinjve që kremtojnë edhe përfundimin e vitit shkollor. 

Paris Nuit Blanche
Qyteti i parë jashtë Rusisë që vendosi të organizojë një Natë të Bardhë ishte Parisi, kryeqyteti i Francës, i cili organizon festivalin e famshëm Nuit Blanche që prej vitit 2001, i inicuar nga kryebashkiaku Bertrand Delanoë. shumë qytete të tjera europiane pasuan më vonë këtë traditë. 

nata e bardhe ne bote

Itali La Notte Bianca
Në vitin 2005 La Notte Bianca u mbajt për herë të parë në mes të shtatorit me yje të kinematografisë si Roberto Benigni. më vonë iniciativa të ngjashme pati edhe në qytete të tjera si Napoli, Torino dhe Xhenova. 

Britani
Ndërkaq në Britaninë e Madhe, këto festivale quhen Light night, nata e ndriçuar dhe nisi fillimisht në Leeds, po në vitin 2005 si pjesë e një festivali kulturor mbarë rajonal. Ndër aktivitetet që zhvillohen janë muzikë klasike në kullën e orës së bashkisë, një tur nëpër disa prej monumenteve më të rëndësishme e madje edhe një kërkim thesari. Një vit më pas disa qytete të tjera pasuan traditën përfshirë këtu Birmingamin, dhe në 2009-ën evenimenti ishte përhapur edhe në Belfast, Liverpool, Nottingham, dhe Brighton. 
Tel Aviv
Ndërkaq nata e bardhë e para në Tel Aviv, u mbajt në vitin 2003 për të shënuar edhe çmimin e dhënë nga UNESCO për statusin e trashëgimisë botërore, për atë që u quajt Qyteti i Bardhë, koleksioni prej 4 mijë ndërtesash të ndërtuar në vitet 1930 nga arkitektët hebrenj gjermanë. Kështu reputacioni i Tel Avivit si qytet festiv e bëri festivalin një eveniment të përvitshëm. 

Montreal
Me fillimin në vitin 2003, Montreali ishte ndërkaq qyteti i parë kanadez që aprovoi konceptin e Nuit blanche. por në 2011-ën, festivali përfshinte gati 200 evenimente anë e mbanë qytetin. ndërsa në 2006-ën Nata e Bardhë erdhi në Toronto, me kontributin e nënkryetarit të bashkisë së Parisit Christophe Girard, që ndihmoi në futjen e Natës së Bardhë pariziene. në evenimentin inagurues ishin më shumë se 425 mijë vetë, dhe vitin pasues gati dyfishi. në 2009-ën shifra arriti deri në 1 milion. 

nata e bardhe ne bote

Melbourne

Ndërsa qyteti australian Melburn, mbajti inagurimin e Natës së Bardhë në 23 shkurt të këtij viti ku morrën pjesë më shumë se 300 mijë vetë. 
Chicago 
Në vitin 2007 Looptopia u mbajt në Chicago, evenimenti i parë i këtij lloji në SHBA. Ndërsa Luminaria është adaptimi i San Antonio’s për Natën e Bardhë. 

Në vitin 2008 edhe Lima mbajti Noche en Blanco në mes të majit me një sërë aktivitetesh kulturore. Në Europë Nata e Bardhë është konceptuar si një përpjekje për të sjellë artin bashkohor tek hapesirat masive publike.

Bëhet fjalë për një eveniment 12 orësh me qëllimin për të angazhuar qytetarët në aktivitete artistike por edhe për të kuptuar impaktin e hapësirave publike dhe angazhimit në komunitet.


(v.gj/shqiptarja.com)