Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se nata e bardhë këtë vit, përveçse muzikë dhe festë është konceptuar edhe si një natë e gjatë e muzeve ku teatrot, muzetë, cirku apo institucionet e tjera të kulturës do të qëndrojnë gjatë gjithë natës hapur, ndërsa për 28 nëntor, qeveria ka një axhendë të veçantë e cila do të jetë e përqendruar në qetetin e flamurit, Vlorë.
Mësohet se edhe bashkia e Tiranës, do të organiozojë një sërë aktivitesh, që do të nisin që në mëngjes herët por vetëm për 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë, pasi demokratët, të cilët drejtojnë aktualisht bashkinë e Tiranës, nuk e njohin 29 nëntorin, si ditë të çlirimit të vendit, por njohin vetëm datën 28 nëntor.
PROGRAMI I AKTIVITETEVE TE BASHKISE SE TIRANES PER 28 NENTORIN
Me rastin e festave kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë dhe Ҫlirimi i Atdheut, më datë 28 Nëntor 2013, Bashkia e Tiranës (Drejtoria e Artit dhe Kulturës) do të organizojë një sërë aktivitetesh festive e kulturore. Programi i propozuar për këtë ditë festive është si më poshtë:
HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE
Orari: 10:00
Vendodhja: Varrezat e Dëshmorëve
HOMAZHE NDERI TEK MEMORIALI I KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI
Orari: 11:00
Vendodhja: Rr. e Durrësit, përballë shkollës “Qemal Stafa”, pranë bllokut të Ambasadave
PANAIR NË RRUGËN PEDONALE “MURAT TOPTANI”
Orari: 09:00 – 21:00
Vendodhja: Përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani”
LOJRA POPULLORE
Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e parkut “Rinia”, duke u bërë kështu pika e takimit mes të rinjve, adoleshentëve dhe qytetarëvë të Tiranës që duan të ndajnë mes tyre dinamikën e lojrave popullore, të inkuadruar nga animatorë profesionistë.
Orari: 11:00 – 21:00
Vendodhja: Parku “Rinia”
EKSPOZITA FOTOGRAFIKE, ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË TIRANËS SI DHE ME FOTO HISTORIKE TË TIRANËS
Ekspozita fotografike me momentet më të rëndësishme historike të festimeve të kësaj dite në Tiranë dhe momente të tjera të rëndësishme ndër vite të lidhura me këtë ditë, në bashëpunim me Arkivin e Shtetit.
Hapja në datën 26 Nëntor, me fotot që i përkasin qytetit të Tiranës, ku do të përfshihen foto të viteve 1912 – 1920, të vendodhjes ku është ngritur flamuri. Kjo ekspozitë e hapur më datë 26 Nëntor, me rastin e ditës së Pavarësisë së Tiranës do të vazhdojë deri në datë 28 Nëntor, në ambientet e qendrës TEN.
Orari: 09:00 – 16:00
Vendodhja: Qendra “Ten”
ANSAMBLI I TIRANËS
Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave, për t’i shtuar frymën festive të gjithë qytetarëve të cilët do të mbushin rrugët në qytet, për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë.
Sheshi para Galerisë Kombëtare 12:00 – 13:00
Sheshi para Vëllezërve Frashëri 11:00 – 12:00
Orari: 11:00 - 13:00
Vendodhja: Sheshi para Vëllezërve Frashëri, sheshi para Galerisë Kombëtare.
BANDA E QYTETIT
Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Orari: 11:00 – 13:00
Vendodhja: Rr: “Murat Toptani” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (aktivitet lëvizës).
KËNDI I FOTOGRAFISË
Aktorët e Teatrit të Metropolit do të vishen me veshje të personazheve historike, si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, etj. në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit dhe do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe.
Orari: 11:00 - 13:00 dhe 16:30 – 18:00
Vendodhja: Trotuari përpara Galerisë së Kombëtare të Arteve
SHFAQJE FILMI HISTORIK
Në ambjentet e qendrës TEN, “Poli Artistik i Tiranës” do të organizojë shfaqen e filmave dokumentar “Himni i Flamurit” dhe “Unë jam Ismail Qemali”, për të plotësuar mozaikun e festimeve.
Orari: 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00
Vendodhja: Qendra TEN
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)