Ardhja e vitit te ri u prit me urime, fishekzjarre dhe muzikë në shume familje shqiptare në të gjitha qytetet e vendit. Ne Shkodër, Lezhë, Fier, Vlore, Gjirokastër dhe Korçe festimet vijuan deri në orët e para te mëngjesit. Qytetaret pas orës 00:00 kane vijuar festimet në forma të ndryshme, restorante, lokale nate e ndërsa te tjerë iu rikthyen festimeve pranë tryezës familjare.
Shkodër
Fishekzjarre, muzike, valle, dhe pakëz rrëmujë...Kjo është panorama e natës së ndërrimit të viteve në metropolin Verior Shkodër, kur teksa ora shënoi 00:00 fishkezjarret pushtuan qiellin për të lajmëruar ardhjen e vitit të ri 2015.Pak minuta më pas qytetarët shkodranë zbarkuan në pedonale dhe filluan shëtitjen përgjatë piazës ndërsa te tjerë iu drejtuan lokaleve të natës për vijuar festën. Jo pak kishin zgjidhur të shkon dikur në zonat periferike, ndërsa nuk ka qenë i paktë numri i atyre që zgjodhën ta kalonin këtë festë në shtëpi.

Lezhe
Edhe pse temperaturat kanë qenë nën zero, qytetarët lezhjanë kanë zbritur në sheshin e qytetit, për të pritur ardhjen e viti të ri 2015. Nata e ndërrimit të viteve është përcjelle me fishekzjarre shumëngjyrëshe, të cilët janë hedhur nga qytetarët e Lezhës duke ndriçuar qiellin, duke festuar vitin e ri. Gjithçka është organizuar nga vetë qytetarët, pasi bashkia e qytetit nuk ka qenë e pranishme me aktivitetet e saj dhe as me fishekzjarre, duke mos ju bashkuar festes. Pas orës 24:00 festa ka vijuar në baret dhe restorantet e qytetit të Lezhës ku nën ritmet e muzikës është festuar deri në orët e para të datës 1 janar. E gjithë kjo atmosferë është monitoruar nga një numër i lartë i uniformave blu të cilët kanë qenë në gatishmëri të plotë, ndërsa është bërë e ditur ase gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk ka patur asnjë incident.

Fier
Teksa akrepat shënuan 00:00 qytetarët fierake hodhën fishekzjarret, duke uruar për Vitin e Ri qe sapo erdhi. Më pas me dhjetëra qytetarë fierake dhe të zonave përreth zbarkuan në bulevardin “Jakov Xoxa” për të vijuar festën e tyre. Por gjithashtu edhe shumë te tjerë iu drejtuan lokalëve të zonës për të kremtuar festën e ndërrimit të viteve.

Vlorë
Qyteti bregdetar i Vlorës e ka pritur me urime dhe feste 2015. Fishekezjarret dhe darkat familjare ishin ato qe mbizotëruan ne keto festime. Gjate bregut te detit fishekzjarret kane zbukuruar edhe me shume festen, por edhe qytetaret te cilët preferuan te dalin ne bulevardin kryesore ne orët e para te 1 janarit 2015. Festimet e qytetareve vlonjate zgjaten deri ne orët e para te mëngjesit te sotëm.

Gjirokastër
Gjirokastra ka përcjellë vitin 2014 dhe ka pritur vitin e ri 2015, nën një atmosferë mjaft festive. Prezenca e njerëzve në qendrën tradicionale të Pazarit Karakteristik për të kremtuar ardhjen e Vitit të Ri. Ora 00:00 kulmoi me fishekzjarre në qiellin e zymtë të qytetit ku me dhjetëra qindra, ndriçuan qytetin e gurtë nga kështjella, e deri poshtë në pjesën tjetër te tij. Qytetarët, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë sukses, shëndet dhe lumturi për vitin e ri 2015. gjithashtu mësohet se nuk është raportuar për ndonjë incident nga përdorimi i fishekzjarreve.

Korçë
Mes bardhësisë se dëborës dhe dritave shumëngjyrëshe është pritur viti i ri ne Korçe. Korçarët ne orën 00:00 kane lënë tryezat e shtëpive dhe restoranteve dhe kane dale ne rrugët e zbukuruara për te pritur dhe uruar ardhjen e 2015. Fishekzjarret dhe urimit ishin ato qe kane mbizotëruar ne orët e para te 1 janarit 2015 dhe me pas shume qytetare i janë rikthyer festimeve pranë familjeve te tyre ndërsa te tjerë kane preferuar te vijojnë festimet ne lokalet e natës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO