Nata e ndërrimit të viteve, Beqaj
falënderon stafin mjekësor 

Nata e ndërrimit të viteve, Beqaj<br />falënderon stafin mjekësor 
Ministria e shëndetësisë nëpërmjet një emaili drejtuar mediave, falenderon të gjitha stafet mjekësore që kanë menaxhuar natën e ndërrimit të viteve, ku sipas raportimit të vetë misntrisë, situate duket se ka qenë jo dhe shumë e qetë.

Në letrën falenderuese shprehimisht thuhet “Faleminderit ekipeve të mrekullueshme mjekësore të QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe të gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në vend për punën, gatishmërinë dhe përkushtimin për t’iu ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe në këto orë gëzimi e festash”!

Gjatë natës së ndërrimit të viteve janë menaxhuar me sukses 130 thirrje për ndihmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë, i cili kishte në dispozicion 5 autoambulanca.

Dy autoambulanca ishin të stacionuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza”, nga ora 22:30 e mbrëmjes e deri në orën 02:30 të mëngjesit, ndërsa tre autoambulanca të tjera ishin në funksion të thirrjeve për ndihmë të qytetarëve, me 7 mjekë, 9 infermierë dhe 6 shoferë.

 Është dhënë ndihmë mjekësore për 110 pacientë, ndërsa të tjerët janë këshilluar nëpërmjet telefonit. Ndihma mjekësore është dhënë kryesisht për 40 raste të pacientëve që kishin konsumuar alkool, ndërkohë që 90 raste të tjera kanë qenë të sëmurë, kryesisht me Diabet HTA (Hipertension Arterial) dhe Insufiçencë Kardiake, etj., pa përjashtuar statuse febrile tek fëmijët dhe moshat e treta si pasojë e virozave. Reagimi nga shërbimi i urgjencës mjekësore ka qenë i menjëhershëm edhe për dy raste aksidentesh automobilistike, të cilat rezultuan pa rrezik për jetën. 

Ndërkohë, 133 raste u trajtuan nga ora 20:00 e ditës së djeshme deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotshëm në shërbimin e urgjencës së QSUT-së, nga ekipi prej 4 mjekësh dhe 10 infermierësh. 62 prej këtyre rasteve ishin intoksikime nga alkooli, 12 ndërhyrje krirugjikale dhe 12 mikrokirurgji.

Po ashtu, në Spitalin Universitar të Traumës ka shërbyer një ekip prej 40 profesionistësh të shëndetit, me 11 mjekë, 2 laborantë, 23 infermierë, 1 shofer, 1 elektriçist, 1 oksigjenist, dhe 1 laborant gjaku.

22 pacientë janë trajtuar në urgjencën kirurgjikale të SUT-së, prej të cilëve 4 u shtruan (3 të rrëzuar, 1 i goditur me mjete të forta), 5 qytetarë të dëmtuar nga fishekzjarret në duar, pa dëmtime serioze, të cilët u dërguan në shtëpi pas mjekimit.

Ndërsa në urgjencën e terapisë së SUT-së, u trajtuan 25 raste, prej të cilave, 15 me intoksikim nga alkooli, të cilët pas mjekimit u dërguan në shtëpi.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit