Nata koreane në Tiranë, në fokus
shkëmbimet kulturore mes vendeve

Nata koreane në Tiranë, në fokus<br />shkëmbimet kulturore mes vendeve
Republika e Koresë se Jugut organizoi në Tiranë “natën koreane”, për të shkëmbyer kulturën e saj me atë të vendit tonë. Një natë ku shqiptarët u veshën me kostumet tradicionale koreane dhe koreanët me kostumin trandicional shqiptar.

Shqipëria dhe Korea Jugut kanë një marëdhënie diplomatike prej mese një dekade, teksa “nata koreane” promovoi afrimin e dy vendeve drejt një bashkëpunimi më të madh kulturor.
 
Në nder të të pranishmëve një këngëtare koreane këndoi në gjuhën shqipe, ndërsa një tenor korean këndoi disa pjesë operistike të njohura. Një tjetër moment, ishte ai kur disa të rinj shqiptarë demostruan Taekwondo.

Korea e Jugut ose e njohur ndryshe si Republika e Koresë rradhite në vendin e 7 në botë për eksportet dhe është një lider në krijimin dhe konstruktimin e sistemeve të reja të transportit rrugor.
 
Bumi ekonomik korean u ngrit falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe bizneseve të vogla të vendit.  
 
Pikërisht dy ndër këto biznese të vogla familjare janë LG dhe Samsung, dy ndër kompanitë më të mëdha të globit përsa i përket sektorit të elektronikës apo teknologjisë së komunikimit.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje