Natë e shfrenuar në disko dhe shumë alkool? Taksia ju çon falas në shtëpi! Projekti pilot që po implementohet në Itali

Natë e shfrenuar në disko dhe shumë alkool? Taksia ju çon falas në shtëpi! Projekti pilot që po implementohet në Itali

Taksi falas për të shkuar në shtëpi pas një nate të gjatë shfrenuese në disko. Ky është projekti eksperimental që do të implementohet në Itali në kuadër të nismave për sigurinë rrugore.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, në prani të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi me shoqatat përfaqësuese që organizojnë jetën e natës.

Ministria ka alokuar fondet për të paguar taksitë e bardha që do të ndihmojnë të çojnë në shtëpi ata që pasi dalin nga diskoteka i nënshtrohen testit të alkoolit dhe rezultojnë që nuk mund të drejtojnë makinën.

Gjithashtu do të shoqërohen në shtëpi dhe njerëzit e tjerë që kanë qenë shoqërues të tij në disko.

Sipas këtij projekti pilot i cili do të jetë aktiv për muajin gusht deri në mes të shtatorit, 6 disko do të firmosin një marrëveshje me taksistët lokalë të cilët do të transportojnë falas në shtëpi klientët e pajisur me një kupon.

Në fund të projektit pilot do të vlerësohet dhe efektiviteti i projektit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës