Qeveria mbyll diskot pas shfrenimit dhe injorimit të masave anti-COVID (VIDEO)

TIRANE-Asnjëherë nuk u tha zyrtarisht që klubet e natës janë të hapura, megjithatë festat në shumë qytete, veçanërisht ato bregdetare, dëshmuan të kundërtën. Të rinj në grumbuj, në festa të kthyera në vatra potenciale infeksioni u panë në shumë klube e disko jo vetëm buzë detit, por edhe në mes të Tiranës në zonën e ish-Bllokut e më gjerë.

Nisur nga situata e rënduar me raste të shtuara dhe vdekje të pacientëve thuajse në çdo ditë, qeveria vendosi të dalë publikisht për të deklaruar mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Në rast se do të konstatohet hapje e diskove biznesi do të gjobitet me 3 milionë lekë dhe një vit pezullim. Muzika pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji ndalohet dhe nëse vendimi nuk zbatohet subjekti gjobitet me një milion lekë dhe 6 muaj pezullim.

Vendimi i qeverisë për miratimin e aktit normativ vjen pas shumë denoncimeve, teksa Report Tv ka sjellë disa herë pamjet e asaj që ndodh nga jugu në veri të vendit me klubet e natës në bregdet, grumbuj dhe asnjë respektim të masave anti-COVID.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili;
- Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

- Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kot: 20/07/2020 21:07

    Cdokush ka te drejt te protestoj por qeveria ka obligim te mbroj shendetin e popullit.Kjo shthurje eshte fal neglizhences se qeveris ndaj situates pasi duan ta mbajn mir me gjith.

    Përgjigju
  • Loran: 20/07/2020 19:23

    Ne ka gje te mir qe ka ber Rama noj her vec kjo esht sepse ne kto disko korona virusi hedh valle bashk me njerzit e papergjeqshem

    Përgjigju
  • Jo Reale..: 20/07/2020 18:57

    E bukur per te qene e vertete, por asgje seshte mbyllur! Mund te merrni informacion real nga veriu ne jug, Cdo gje eshte e hapur te pakten deri mbreme nami ne dhermi e jale dhe veri, Pa permend emra lokalesh per reklame! Dakord per lenien hapur te ketyre " varrezave masive " jane vetem drogaxhinjte Dhe cunat e mamit e babit me lek.. Dhe ato qe i thithin si popull dhe qindarken e fundit me 10 mije lek goten me akull.. Popull totalisht full Deficent.

    Përgjigju
  • Doors: 20/07/2020 16:36

    Per fasonerite dhe call center nuk behet fjale besoj... atje ku njerezit rrijne ngjitur 8 ore. Normal ato biznese i ka shoqnia juaj :( Pse psh mbyllet bari qe ka tavolina vec jashte dhe jo palestra? Se palestra eshte dhe ambjent i brendshem ku detyrimisht do kalosh te pakten 90 minuta -pothuajse sa kohe kalon dhe ne nje bar.

    Përgjigju
  • Luani: 20/07/2020 15:25

    me kte qe bete sot i thoni definitivisht lamtumire mandatit te trete qe pretendoni e dashur Ogerta. kjo e sotmja eshte nje pabesi per rinine qe keto dite i ka kaluar ne stres te madh. Eshte gjithashtu nje shkelm i rende per bizneset dhe jo vetem klabet, lonzhet apo muziken ne pergjithsi (pasi pa diskon nuk punon as butiku ku shiten rrobat as parukieri ku krihen floket as taksia qe transporton njerezit... pra rrenimi shkon zinxhir). pertej kesaj kush do justifikoje buken e mijra punonjesve qe ushqehen nga keto biznese. Po te jete per kovidin ki parasysh qe mund te infektohesh kudo, ne market ne autobus ne rruge etj etj por gjithe ky mllef ndaj klubeve (ku per hir te vertetes seicili rri ne tavolinen e vet) eshte i paspjegueshem. Zonje po gaboni rende me kete te fundit ti dhe i gjati, do vijne njerezit tju nxjerrin zvarre nga zyrat. me besoni

    Përgjigju
    • luani2: 20/07/2020 20:50

      Stresi i rinise se sotme... shume e madhe. Faktikisht jane lodh shume duke pi shisha e duke dale ne instagram.

    • Bota: 20/07/2020 16:58

      E gjitha bota ashtu po funksionon per shendetin publik, iu eshte bere mendja mandate mandate mandate politik politik politik.Bëni pak durim.

  • Rini i thencin: 20/07/2020 14:51

    Edhe shum u vonove zonj...kjo rini e sotme...kan si ideal...shkuma parti alkol ashash seks ....nuk pyesin per mama e baba...u duket shaka ky virusi...

    Përgjigju
    • Turp: 20/07/2020 17:44

      Mos e shaj per nje argument se nuk te shavi mos u beni gang nga interneti

    • Teqifsharropt: 20/07/2020 16:31

      Ik or finish je

  • Turisti: 20/07/2020 14:16

    Po si mund te mbyllesh gjithe kto biznese pa dale asnje rast pozitiv pa asnje hetim epidemiologjik.si mund te mbyllesh gjithe kto biznese se do nje ministre idiote qe se ka haberin fare nga shendetesia.pse su mbyll qsut kur infektoi gjith pacientet po u gjend fajtori duke mbyllur diskot dhe lounget.po sduruat dhe nje muaj qe u zent covidi si ministri injorantesh

    Përgjigju
    • Dory: 20/07/2020 16:02

      Pse or trim pak raste Kane dal? Po mblidhen si dele neper bare e lounge... Ste ka rene per pjese prandaj flet keshtu... Provoje nje here personalisht e te shohim si do flasesh

  • Anonim: 20/07/2020 13:29

    Po pse pritet kaq shume?Ne na shkuan pushimet pa gjume ne Vlore,ne vend qe te shplodhesh u semurem,cdo vit po e njejta gje aty musik pa limit deri ne 2 si ne asnje vend tjeter,dhe kur mer polizin ne telefon thone ja ka dhene bashkia lejen deri ne mengjes ne fund jave dhe fjala eshte per bar jo disko.

    Përgjigju
    • Une: 20/07/2020 20:12

      O rinia cfare ka per komunizem te kerkosh qetesi me 2 te nates o debil? Nuk jane as clube nate por bare per te rinj qe kruajne hundet me nje birre e me nje kafe gjithe naten.

    • rinia: 20/07/2020 15:21

      po ti po do qetsi ik mere shpin ne lagje pensionistash e fli gjum qe ne 10 mos rri aty ku rrin te rinjt e mir bejn te jetojn e ta djegin cdo nat se jeni mesuar me komunizem

  • Mirditor: 20/07/2020 13:15

    Njerzit kan nevoj me largu stresin, qa bahet kshtu. Si të mbajsh masken je në rregull pasterti. Jo me i mbyll krejt se njerzit do han buke

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 20/07/2020 13:03

    Poshte biznesi i vogel, rrofshin oligarket.

    Përgjigju
  • tiku: 20/07/2020 12:51

    Shyqyr pra shume e vonuat si vendim ne kete situate

    Përgjigju
    • No one: 20/07/2020 15:12

      O Tik bolshevik komunist do ushqehen njerezit...

  • www.youngtribune.com: 20/07/2020 12:50

    Sa keq me vika. Gjynah per rinine punetore shqiptare qe I ra bretku duke punuar cdo dite ne kantiere ndertimi e ne fusha bujqesie. Edhe nje mundesi te vetme qe I kishte ngelur rinise qe te hiqte mendjen nga stresi I pagesave apo mbilodhja nga gjumi I dembelizmit. Gjynah se rinia shqiptare e pa lodhur por gjithmone gati per shkuma party nuk do kete mundesi ta shfrenoje me veten e saj.

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 20/07/2020 13:37

      Po ku ka me kokepalare se Shqiptarët e emigracionit qe na gjykojnë ne qe rime ne Shqiperi.Pse re bisha ike ti me vrap po nuk ndejte te ndertoje kete vend?Apo se je me i zgjuar?Jeni vetem dhjaksa qe la i bythen e te huajve e na jepni mend neve qe na del bytha ne kete vend duke punuar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar