Mbrëmjen e djeshme Teatri Bylis Fier ishte mbushur plot e përplot me spektatorë, ndërsa është ndezur nga duartrokitjet e artdashësve dhe qytetareve fierak si asnjëherë tjetër. Ishte një mbrëmje e titulluar “Këndojmë së bashku” me një Koncert Recital me këngëtaren e njohur fierake Bruna Sota Hoxha, me këngë qytetare Fierake dhe përgatitur me kujdes dhe profesionalizëm me udhëheqës Artistik muzikantin Ferit Hoxha .
Skena e shfaqjes ishte zbukuruar në përputhje me temën e këtij koncerti, dinjitoz me orkestër profesionistësh dhe me një sfond ku këngëtarët në skenë shoqëroheshin edhe në një monitor gjigand në skenë. Këngëtarja fierake Brunilda Sota (Hoxha) është i rikthyer skenës së qytetit të vet me shume dëshirë pasi këtu në Fierin e saj të dashur u rrit dhe u ushqye artistikisht.
Për rreth një ore ka ajo interpretuar për publikun fierak mbi 20 këngë të ndryshme myzeqare, por edhe të reja, të cilat janë kënduar edhe nga të pranishmit në sallë dhe të përzgjedhura posaçërisht për këtë publik. Koncerti i mbrëmshëm shënoi një sukses të dukshëm dhe u prit me mjaft ngrohtësi nga publiku që e ndoqi dhe përcolli me shumë duartrokitje
Pas koncertit është pritur me duartrokitje dalja ne skenë e aktorëve te njohur fierak humoristët Arqile Lupe dhe Todi Llupi me komedinë njohur “ Do martojmë Malon”, por me një variant tjetër, Malon e martuar në kohë COVID-i. Kjo komedi e luajtur me mjeshtëri nga aktorët Lipe dhe Llupi u prit nga spektatorët me duartrokitje të forta dhe me të qeshura për humorin e kësaj komedie
Vetë Brunilda falënderoi publikun fierak dhe e quajti këtë koncert si një pikë referimi për ta mbajtur atë më afër me publikun fierak.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 3847
Lajme të tjera
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash! Arrestohet shoferi
20 Mars, 09:33
-
Aksident me vdekje në Patos, përplasen dy automjete, humb jetën efektivi i policisë
19 Mars, 22:43
-
Aksident gjatë orëve të natës në Fier, dy 'benz'-at përplasen 'kokë më kokë'! Plagoset një person
18 Mars, 07:15
-
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Berisha: Narkomanit i nxorën dosjen sepse nuk largohej, donte të kandidonte prapë në 14 maj
16 Mars, 19:35
-
Ndërtimi i varrezave, banorët kundër bashkisë Lushnjë: Terreni është argjilor, toka e papërshtatshme! Peticion me 100 firma për Avokatin e Popullit e prefektin
16 Mars, 17:46
-
Fier/ Piktori Gazmend Leka çel ekspozitën ‘Kaloi një grua’: Linjë ekologjike e shpirtit
16 Mars, 17:33
-
Vrau ish-gruan 23-vjeçare në shtëpinë e prindërve, gjykata e Fierit dënon me burg përjetë Elton Bengajn
16 Mars, 16:43
-
‘Do ju publikoj fotot dhe videot intime’, shantazhoi dy adoleshente 15 dhe 17 vjeçe, prangoset 27-vjeçari në Mallakastër
14 Mars, 10:34
-
Edhe Lushnja në festë për të mirëpritur pranverën, dje aktivitete në shkolla dhe u ndezën zjarre në mbrëmje, sonte drekat familjare
14 Mars, 09:59
-
Meta prezanton kandidatët e PL-së në Fier dhe Lushnjë: Të mbizotërojë zëri i të rinjve! Atentati i djeshëm në Tiranë, tregues i rritjes së kriminalitetit
13 Mars, 17:21
-
Arrestohet ish punonjësi i Kadastrës në Lushnje, ishte në kërkim! Akuzohet se falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave
13 Mars, 14:28
-
Balla nga Mallakastra: Saliu shiti Rafinerinë si dhe ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën
12 Mars, 19:51