Cristiano Ronaldo ka mjaftuar i vetëm që të mund Zvicrën dhe të prenotojë një biletë për finalen e Nation League. Tre golat e portugezit, në minutën e 25, 88' dhe 90' "eklipsuan" Zvicrën e shqiptarëve Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës.
VAR shpëtoi të besuarit e Petković, të cilët shënuan golin e nderit me anë të Ricardo Rodriguez nga pika e bardhë e penalltisë. Finalistja tjetrës do të përcaktohet nga çifti Holandë-Angli, ndeshje e cila do të luhet mbrëmjen e së enjtes.
Finalja e madhe do të luhet më 9 qershor.