Në një periudhë tensionesh mes Moskës dhe perëndimit në lidhje me krizën në Ukrainë, Nato dhe Rusia kanë filluar stërvitjet usharake, ndaras njëri-tjetrit. Nato po kryen ushtrime ushtarake në pjesën perëndimore të Detit të Zi, ndërsa Flota e Detit të Zit ë Rusisë ka vendosur 20 luftëanije dhe aeroplanë ushtarakë në disa caqe të caktuara.

Këto ushtrime po mbahen në një kohë që Ukraina po vazhdon ofensivën e saj kudnër kryengritësve pro-rusë në lindje të vendit. Ukraina e ka akuzuar Rusinë për mbledhjen e trupave afër kufirt të Ukrainës dhe për lejimin e kryengritësve të sulmojnë pikat kufitare në anën ruse. Ndërkohë Poroshenko ka thënë se shprehet i gatshëm për bisedime të reja për paqe.