NATO: Heqja e barrikadave
në veri do të vazhdojë

NATO: Heqja e barrikadave <br />në veri do të vazhdojë
PRISHTINE - Aksioni për heqjen e barikadave do të vazhdojë akoma. Lidhur me operacionin e fundit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka vlerësuar ushtarët e KFOR-it për suksesin e arrirë për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Deklarata e Rasmusen është bërë sot në Bruksel, në një fjalim për përballjen e ushtarëve të KFOR-it me serbët.

Rasmusen ka shprehur se “trupat e KFOR kanë vepruar në vetëmbrojtje”.
ndërkohë ai ka dhënë sigurinë se KFOR do të zbatojë mandatin për ti dhënë liri të lëvizjes për të gjithë.

Të premten e shkuar, dy ushtarë të KFOR dhe të paktën tre serbë lokalë janë plagosur operacionit për heqjen e Barikadave në Rudarë afër Zveçanit.

Për heqjen e barikadave forcat ushtarake kanë përdorur makineri të rënda dhe eskavatorë.
Ndërkohë sapo aksioni kishte nisur, strukturat serbe të pushtetit kishin lëshuar alarmet, të cilat ngritën banorët serbë duke dalë në mbrojtje të barrikadave.
Veç makinërive me peshë të rëndë, për shkak të situatës së krijuar KFOR ka përdorur dhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e revoltuar.
Ndërkohë që shkalla e tensionit në vendgjarje rritej ushtria e ka përfshirë në operacion edhe helikopterët.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza