“Është fantastike të shohësh që Holanda po merr një rol udhëheqës dhe po financon paketën e parë të pajisjeve ushtarake amerikane për Ukrainën në kuadër të iniciativës së NATO-s. Falënderoj Aleatët për furnizimin e Ukrainës me pajisjet që i duhen urgjentisht për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Pres së shpejti njoftime të tjera të rëndësishme nga Aleatë të tjerë.”

Kështu shkruan në platformën X sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Iniciativa konsiston në blerjen e pakove të rregullta, secila me vlerë rreth 500 milionë dollarë, nga ana e Aleatëve.