NATO-ja kërkon qetësi dhe ulje të tensioneve ruso-turke

/ATSH-AFP/ - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri sot thirrje për qetësi dhe zbutje të tensioneve pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ushtria turke në kufirin sirian.
"Bëj thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje", deklaroi Stoltenberg në përfundim të një takimi të jashtëzakonshëm të organizuar në Bruksel me përfaqësues të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.
"Siç e kemi theksuar në mënyrë të qartë, ne jemi mbështetës të Turqisë dhe do të mbrojmë integritetin territorial të aleatit tonë turk, anëtar i NATO-s", shtoi kreu i Aleancës së Atlantikut.
"Ky rast është një incident i rëndë. Ne duhet të shmangim në mënyrë që situata të mos dalë nga kontrolli", tha ai shkurtimisht në përgjigje të gazetarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai