Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shkak të luftës në Ukrainë municioneve “po u vjen fundi”, tha të martën kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.
NATO ka ushtruar trysni për nxitje të prodhimit në fushën e mbrojtjes për të përmbushur kërkesat në rritje për armë dhe pajisje ushtarake që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo sepse vendet aleate jo vetëm që po nxitojnë të furnizojnë Kievin, por gjithashtu po kërkojnë të mbushin depot e tyre.
Duke folur në ditën e parë të Forumit të Sigurisë në Varshavë, admiral Bauer tha se megjithëse buxhetet për mbrotjen janë rritur vite përpara luftës, industria nuk kishte rritur kapacitetin e prodhimit.
“Kjo ka çuar në çmime më të larta që para luftës. Dhe kjo në fakt është përkeqësuar nga fakti që ne tani i japim Ukrainës sisteme të mbrojtjes e municione, çka është një gjë shumë e mirë, por duke mos i patur depot plot“, tha ai.
Admirali Bauer shtoi se është e nevojshme që industria ushtarake të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë dhe se vendet e NATO-s kanë nevojë për vëllime të mëdha.
Muajin e kaluar admirali Bauer paralajmëroi se një rritje drastike e çmimit të municioneve, nënkupton se shpenzimet më të larta për mbrojtjen nga vendet aleate, nuk janë përkthyer automatikisht në siguri më të madhe. Ai bëri thirrje për më shumë investime private në kompanitë e mbrojtjes./ VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet
26 Dhjetor, 13:23
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor, 18:42