NATO kritikon BE: EULEX
i paaftë, rëndon mbi KFOR

NATO kritikon BE: EULEX <br />i paaftë, rëndon mbi KFOR
BRUKSEL - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka kritikuar BE-në se e ka lënë të “papajisur me burimet e duhura” misionin e saj në Kosovë, EULEX. Ai tha se barra për të plotësuar boshllëqet e misionit europian, i cili duke mos pasur mjetet dhe njerëzit e duhur nuk arrin dot të kryejë detyrat e tij, i bie në mënyrë të padrejtë misionit të NATOS-s, KFOR.

Rasmussen ka qenë në një debat në komitetin e punëve të jashtme të PE në Bruksel. “Që të flas shumë sinqerisht, unë jam shumë i shqetësuar për faktin që operacioni i BE, EULEX është i mbështetur dobët, çka në terma prakitkë ka një implikim të madh te NATO, sepse operacioni ynë, KFOR, ndikohet”, tha Rasmussen duke u kërkuar europalrmanetarëve të ushtrojnë ndikimin e tyre që vendet e BE-së ta mbështesin sa duhet EULEX.

“Na duhet neve tani që të marrim përsipër detyra dhe përgjegjësi që nuk ishin parashikuar për ne”, vazhdoi kritikat e tij Rasmussen.

Shefja e politikës së jashtme në BE Catherine Ashton, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me deklaratat e Rasmussen tha se “ne punojmë ngushtë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mendojmë vazhdimisht si t’i shfrytëzojmë sa më mirë gjithë burimet tona”. Ashton pranoi se çështja e një mbështetjeje të dobët të EULEX nga BE ishte ngritur edhe në bisedat me sekretaren amerikane të Shtetit Klinton.

KFOR është detyruar të shtojë me 700 trupa misionin e tij në Kosovë, për të qenë i gatshëm të përballojë zhvillimet në veri në prag të zgjedhjeve serbe.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)