TIRANË- 28 Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut ranë dakord në samitin e Wellsit (Britani e Madhe), për planifikimin një sërë masash për forcimin e Aleancës me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive karshi sfidave të reja.
Kështu u shpreh sot, Sektari i Përgjitshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen, i cili e quajti këtë dakordësi si një dëshmi e qartë e vullnetit të anëtarëëve të NATO-s për të unifikuar forcën e tyre. "Të 28-anëtarët ranë dakord të hartojnë një planë masash për forcimin mbrotjes kolektive të NATO-s me synim që aleanca të jetë gati të ndërmarrë sfida të reja. Kjo, shtoi ai është dëshmi e solidaritetit dhe vullnetit të hekurt të anëtarëve të NATO-s për të qenë të bashkuar përballë të ardhmes", theksoi sekretari i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca po përballet me një zhvillim të forcimit të sigurisë së saj si kurrë më parë, duke përfshirë këtu masat e marra për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhunën e ekstremistëve në lindjen e mesme dhe paqendrushmërin në Afrikën Veriore. "Në këto kohë të turbullta NATO duhet të jetë e përgatitur për të ndërmarr misione gjithëpërfshirëse për mbrojtur aleatët përballë sfidave të reja të rrezikshme", tha Rasmunssen.
Liderët e NATO-s gjatë diskutimeve të tyre në samitin dy ditor në Ëells të Anglisë ranë dakord që të vijojnë mbajtjen e prezencës së tyre nga deti, ajri dhe toka në anën lindore të aleancës, në bazat respektive. Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar një njësi speciale e cila do të kontrollohet nga Forcat e NATOS dhe që do jetë e gatshme të ndërhyjë në kohën më të shpejtë për mbrojtjen e aleatëve.  "Kjo njësi speciale do të përbëhet nga qindra trupa ushtarak të gatshëm për të ndërhyrë në zonët e konfliktit në pak ditë përmes ajrit, deti dhe tokës, si dhe me mbështetjen e forcave speciale", tha Rasmunssen.
Rasmunssen: Lufta ndaj Krimit Kibernetik, Tashmë pjesë e mbrotjes së përbashkët
Liderët e Aleancës së NATO-s kanë rënë dakord në implementimin e një pakete masash që të mbetet e fortë dhe e gatshme për tu përballë me sfidat dhe për këtë nga sot Aleanca ka pranuar që pjesë e mbrojtjes kolektive do të jenë dhe politikat e e luftës kundër krimit kibernetik. "Sfidat e kohës na e lypsin si te nevojshme dhe një ndryshim tjetër në formën e mbrojtjes kolektive. Kështu kemi vendosur që pjesë e mbrojtjes kolektive do të jetë dhe lufta e ndaj krimit kibernetik. Për këtë është vendosur që të gjitha vendet aleate do të përforcojnë bashëkpunimin e tyre për të ndërmarrë politikat e nevojshme për rritur luftën ndaj krimit kibernetik", theksoi Rasmunssen i cili shtoi se në këto politik janë të mirëprituar nëse duan të marrin pjesë dhe Jordania, Moldavia dhe Gjeorgjia, vende të cilat aspirojnë të jenë pjesë e NATO-s
 NATO, zgjerimi deri në kufi me Rusinë
Lidhur me politikat e dyerve të hapura, Liderët e NATO-s kanë rënë dakord që ti ofrojnë Gjeorgjisë një paketë masash të cilat do ndihmojnë vendin lindor në përgatitjen dhe shpejtimin e rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë në NATO. Po ashtu duke u përqendruar tek kjo politik, liderët e NATO-s kanë rënë dakord në intensifikimin e bisedimeve me Malin e zi, një vend kandidat për tu bërë pjesë e alenacës dhe ky intensfikim vjen si nevojë e qëllimit madhor, që Mali i zi të jetë pjesë e Aleancës brenda fundit të vitit 2015.
"Politika me dyer të hapura karshi vendeve që dëshirojnë të jenë pjesë e aleancës, ka bërë që liderët e NATO-s ti hapin rrugë shpejtimit të integrimit të Gjeorgjisë, si domosdoshmëri gjeo-politike dhe Malit të zi, një vend që aspiron prej kohësh të jetë pjesë e jona", tha Rasmunssen.
Polonia do të mirëpres samitin e ardhshëm të NATO-s
Teksa samitit dy ditor të NATO-s, që po zhvillohet në Celtic, të Britansisë së Madhe, po i vjen fundit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen dhe Presidenti i Polonisë Bronis?aw Komorowski bënë të ditur se samiti i ardhshëm i kësaj aleance do të zhvillohet pikërisht në Poloni. Sipas parashikimeve pritet të realizohet në vitin 2016, kur dhe do mirëpriten dhe anëtaërët e rinjë të saj. Ky vendim u mirëprit nga Sekretari Rasmunssen, që shtoi se kjo tregon se NATO po zgjerohet me shpejtësi deri në lindje të Europës, duke ofruar mbrojtjen e saj./ATSH/