Të dërguarit e NATO-s zhvillojnë sot një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse, që kishin në shënjestër Ukrainën, ranë të martën në Poloni, duke vrarë dy persona.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Atlantik në nivel ambasadorësh do të fillojë në orën 10:00, në Bruksel, në selinë e NATO-s. Këtë e ka bërë të ditur vetë Aleanca, duke saktësuar se në orën 12.30 do të flasë për shtyp sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg .


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta