Nga fillimi i tetorit NATO do të dërgojë 700 trupa të forcës së saj speciale në veri të Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë duke cituar gazetën gjermane Spiegel
E përditshmja gjermane Spiegel shkruan se NATO ka kërkuar sërish përdorimin e një force gjermano-austriake për ndërhyrje në Kosovë në vjeshtën e vitit 2012.
Do të jenë 700 forca të njësisë ushtarake gjermane dhe austriake që nga fillimi i tetorit do të zëvendësojnë një forcë paqeruajtëse italiane.
Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që ushtarët gjermanë të batalionit të të ashtuquajturit Operacioni Rezervë (ORF) do të duhet të lëvizin jashtë në drejtim të Kosovës. Pavarësisht kësaj, Berlini u pajtua me kërkesën e NATO-s, shkruan Spiegel, me qëllim vazhdimin e operacioneve të suksesshme, stabilizimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës.
Situata në Kosovë, sipas gazetës gjermane Spiegel, tingëllon alarmues, pavarësisht nga prania e rreth 5 800 ushtarëve të KFOR dhe një force italiane prej 700 ushtarësh, situata vazhdon të jetë e brishtë sidomos në veriun e banuar kryesisht me minoritetin serbë dhe në pjesën kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pas zgjedhjeve në Serbi, në fillim të verës, në të cilat forcat nacionaliste fituan, në muajt e ardhshëm ka një potencial të rëndësishëm për një përkeqësim të situatës, citon Spiegel gjeneralin Rainer Glatz.
Kjo task-forcë (QRF) është krijuar nga NATO për situata të rrezikshme dhe në rast se forcat e rregullta nuk mund të kontrollojnë situatën. Në Ballkan, njësia është përdorur kryesisht në zonën kufitare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com