NATO, Ministrat e Mbrojtjes në Bruksel
diskutojnë për Kosovën e Afganistanin

NATO, Ministrat e Mbrojtjes në Bruksel<br />diskutojnë për Kosovën e Afganistanin
BRUKSEL - Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do të dikutojnë sot në në Bruksel për misionin në Afganistan dhe në Kosovë.

Përfaqësues të NATO-s thanë për gazetarët në Bruksel se do të shqyrtohet gjendja aktuale në Kosovë dhe do të paraqitet raporti më i ri për operacionet e KFOR-it. Ndonëse situata paraqitet më pak dramatike, NATO kërkon më shumë angazhim për këtë çeshtje që zgjat prej 13 vitesh.

Sipas tyre, do të ketë kryesisht diskutim teknik dhe nuk është parashikuar të merren vendime lidhur me zvogëlimin e trupave ose për çështjet taktiko-operative. Ky takim do të zgjasë dy ditë në Bruksel.

(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi