Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO-ja e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Ai konfirmoi  se NATO do të ndihmojë në përmirësimin e mbrojtjes ajrore të Turqisë.