NATO: Nuk kemi në plan të 
reduktojmë trupat nga Kosova

NATO: Nuk kemi në plan të <br />reduktojmë trupat nga Kosova
BRUKSEL- NATO nuk ka në plan të reduktojë numrin e trupave të saj në Kosovë në të ardhmen, sepse në veri të vendit, ku serbët janë shumicë, siguria mbetet "e paqëndrueshme", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në Bruksel. 

Pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në, Rasmussen tha gjithashtu se "Ne nuk kemi në plan që të reduktojmë praninë e trupave tona as në një të ardhme të afërt. Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë praninë tonë në Kosovë vetëm pasi të përmirësohet situata”.
Ai ka shtuar se për shkak të situatës së paqëndrueshme të evidentuar gjatë 12 muajve të fundit, është shtyrë vendimin për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë. 

Sekretari i Përgjithshëm tha se aleatët "nuk do të bëjnë asgjë që mund të përkeqësojnë situatën". "Ne mbetemi të angazhuar plotësisht me mandatin e OKB-së," tha ai.

(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi