/ATSH-AFP/ - NATO do të organizojë, duke filluar nga nesër, manovrat më të mëdha ushtarake prej 10 vitesh, me pjesëmarrjen e rreth 36 mijë ushtarakëve, në Itali, Spanjë dhe në Portugali në një klimë tensionesh mes Rusisë për çështjen e Ukrainës.
E emërtuar "Trident Juncture", këto manovra ushtarake kanë përmasa të papërjetuara që prej vitit 2012.
Përveç atyre në terren dhe në ajër, manovra detare janë parashikuar gjithashtu në oqeanin Atlantik dhe në detin Mesdhe.
"Skenaret do të përfshijnë të gjithë komponentët e luftës moderne, por gjithashtu dhe atë të mbrojtjes nga raketat, sulmet kibernetike dhe luftën hibride, me operacionet e saj propagandistike", tha në fund të muajit gusht gjenerali francez, Jean-Paul Paloméros, Komandant Suprem i Forcave Aleate.