NATO, Prishtines dhe Beogradit: Zbatoni marrëveshjet

NATO, Prishtines dhe Beogradit: Zbatoni marrëveshjet
Në paragrafin 12 të deklaratës përfundimtare të Samitit të shteteve anëtare të NATO-së, që po mbahet tash e dy ditë në Çikago, Aleanca përkujton vendet e Ballkanit se ‘ky është një rajon strategjik për të” dhe se si I tillë bën që NATO të vazhdojë përkushtimin e saj të plotë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Po e përsërisim këtu se në mbështesim plotësisht KFOR-in, i cili vazhdon të veprojë me kujdes, në mënyrë të vendosur dhe të paanshme , si dhe në harmoni me mandatin e tij të caktuar nga Kombet e Bashkuara me Reyolutën 1244 për Kosovën”, theksohet në Deklaratë.
Sipas shefave të NATO-së “KFOR do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e një Kosovë paqësore, stabile dhe multi –etnike”.
Sipas tyre KFOR poashtu do të vazhdojë të kontribuojë të kultivojë qarkullimin e lirëdhe të sigurojë mjedisin e qetë e të sigurtë për të gjithë njerëzit. Një gjë të këtillë, si theksojnë liderët përmes deklaratës, KFOR-I do ta arrijë në bashkëpunim me akterët relevant, përfshirë edhe EULEX-in e Përfaqësuesin Special të BE-së për Kosovën, ashtu si e thotë marrëveshja, por edhe me autoritetet e Kosovës.
“Ne do ta mbështesim KFOR-in që ta jetësojë misionin e tij”, thuhet mes tjerash këtu.
Sa i përket zvogëlimit të trupave të KFOR-it, në NATO potencojnë se kjo do të ndodhë kur këte e lejon situata e sigurisë, por shpjegojnë se “NATO është e përkushtuar që të shkon drejt zvogëlimit dhe një presence më fleksibile”.
Përmes deklaratës së distribuar mediave, Aleanca mirëpret progresin e shënuar “ në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e NATO-së” dhe e përgëzon gatishmërinë e saj për t’I implementuar ‘detyrat dhe përgjegjësitë e sigurisë’.
Ne do të vazhdojmë t'i shikojmë mundësitë për zhvillimin e rolit të NATO’s me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Krahas kësaj, në deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-së, liderët ndalen edhe në disa ështje tjera përkitazi me Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit.
“NATO e BE punojnë së bashku në operacionet për menagjimin e krizave, sidomos në Afganistan dhe në Kosovës, si dhe në luftën kundër piraterisë”, thuhet mes tjerash këtu.
“Ne ftojmë Serbinë që të mbështes përpjekjet e mëtutjeshme drejt konsolidimit të paqes dhe të stabilitetit në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët të koperojnë me KFOR-in e EULEX-in në zbatimin e mandateve të tyre për të cilat qarkullimi I lirë dhe I pakushtëzuar është I domosdoshëm”, porosisin nga nga Samiti.
Porosia tjetër që vjen nga tubimi më I lartë I Aleancës Veiatlantike ka të bëj me raportet mes prishtinës e Beogradit.
“Ftojmë Beogradin e Prishtinën që të shfrytëzojnë avantazhin dhe mundësitë e ofruara për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, në vecanti nga dialogu I facilituar nga BE-ja”, theksohet në Deklaratën përfundimtare ku është shënuar përgëzimi për marrëveshjet e arritura si rezultat I dialogut një vjear mes Kosovës e Serbisë.
“Dialogu mes tyre dhe integrimet euro – atlantike të rajonit janë qenësore për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, thuhet mes tjerash në Deklaratë, e cila pjesën që ka të bëj me mesazhet drejtuar vendeve ballkanike e përmbyll me ftesën drejtuar Kosovës e Serbisë, që t’i implementojnë marrëveshjet e arritura dhe zgjidhjen paqësore të ështjeve për të cilat ende nuk ka pajtueshmëri.
“Ftojmë të dy palët që të implementojnë në tërësi marrëveshjet ekzistuese dhe të ecin tutje me cështjet tjeratë mbetura, përfshirë këtu arritjen e marrëveshjeve të nevojshme në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë. Ne mirëpresim progresin e arritur dhe inkurajojmë përpjekje të mëtutjeshme në konsolidimin e rendit dhe ligjit si dhe të reformave tjera të nevojshme në Kosovë”, thanë burrështetasit dhe qeveritë e vendeve që po marrin pjesë në samitin e Aleancës Veri Atlantike që po mbahet nga dita e djeshme në Chicago.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë