NATO, Rasmussen: Nuk ka plane
për reduktim trupash në Kosovë

NATO, Rasmussen: Nuk ka plane<br />për reduktim trupash në Kosovë
BRUKSEL - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në lidhje me çështjen e reduktimit eventual të numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë planesh për reduktime.

“Planet e mëparshme për reduktim të forcave të KFOR-it në Kosovë janë pezulluar momentalisht për arsye se ne konsiderojmë që është e rëndësishme të japim kontributin tonë në implementimin e marrëveshjes politike në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Rasmussen, transmeton REL.

Ai ka shtuar se, “Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, të dyja palët kanë kërkuar të sigurohen se KFOR-it do të mbetet në vend, për të siguruar implementimin e plotë të Rezolutës së OKB-së, 1244, dhe sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurtë, përfshirë lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit”.

Si rrjedhojë e kësaj, ka shtuar Rasmussen, “qëllimi ynë është që të mbesin në Kosovë, si një garantues i paanshëm i paqes dhe stabilitetit, dhe besoj se incidentet e fundit vetëm sa e vërtetojnë se sa e rëndësishme është që në të vazhdojmë ta kryejmë këtë detyrë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë