NATO shmang Shqipërinë, i
beson hapësirën ajrore Hungarisë

NATO shmang Shqipërinë, i <br />beson hapësirën ajrore Hungarisë
TIRANE - NATO ia ka besuar Hungarisë kontrollin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës, përkatësisht mbi 9 mijë e 600 metra, për trafik civil, njoftoi kompania shtetërore për kontrollin e trafikut ajror civil “HungaroControl”. Ky kontroll do të operohet nga qendra e re e kontrollit të trafikut ajror, që ka kushtuar 45.2 milionë euro, e që do të jetë gati në janar të vitit 2013. “Qendra e re do të përdorë radarët në Hungari dhe në rajon për ta kryer detyrën”, tha Kornel Shepesi, nga kjo kompani. Vendimi i aleancës “është kontribut i përpjekjeve të NATO-s për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan dhe stabilizimin e rajonit, në linjë me strategjinë e Hungarisë ndaj rajonit”, tha Zholt Nemeth, sekretar shtetëror në Ministrinë e Jashtme dhe shtoi se “ky nuk është mision politik, por krejtësisht mision teknik”.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, tha për Radion Evropa e Lirë se kontrolli i hapësirës së lartë ajrore të Kosovës nga Hungaria do të fillojë të kryhet në pranverë të vitit të ardhshëm. Gjonbalaj konfirmoi se ka pasur disa shtete të interesuar për marrjen e kontrollit të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës. Ka pasur oferta të mira edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, po ashtu edhe Italia dhe Austria, por oferta e Hungarisë, siç thekson Gjionbalaj, është konsideruar më e mira nga këshilli i NATO-s, dhe ka marrë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.

Hapësira e lartë ajrore ka qenë e mbyllur për fluturime civile dhe është kontrolluar nga NATO-ja në 13 vitet e fundit, që prej fushatës ajrore të kësaj aleance në vitin 1999.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje