NATO është goditur nga një sulm hakerash. Faqet e internetit të ndryshme të Aleancës janë bllokuar nga hakerat e huaj dhe këtë e konfirmon  zëdhënësja  e organizatës për agjencinë gjermane të lajmeve.  Më herët në rrjete të ndryshme sociale kishte qarkulluar lajmi se aktivistët pro-rusë kishin sulmuar, ndër të tjera, edhe faqen e Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s (NSHQ), e cila ishte përkohësisht e paaksesueshme. Sulmi besohet të jetë nisur nga grupi pro-rus i hakerëve Killnet.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Hakerat rusë sulmojnë faqet online të NATO-s! Kadyrov: Jemi gati për të pushtuar Kievin