'Nature Albania' aksion pilot ne 10 parqe! Giorgio Ponti: Janë parashikuar disa ndërhyrje në gjithë Shqipërinë (VIDEO)

Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, Bredhi i Hotovës në Përmet, konsiderohet si parku i mrekullueshëm natyror i padëmtuar nga dora e njeriut

Nisma “Nature Albania”  për herë të parë në këtë park për prezantimin e  veprimeve pilot që sipas përfaqësuesit të organizatës italiane Giorgio Ponti, do të financohen 1.2 mln euro.

Kreu i Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura,  Zamir Dedej shprehet se kjo iniciativë, synon të japë një ndikim të rëndësishëm

"Të gjithë banorët që janë të përfshirë në zonën e Bredhit të Hotovës do të kenë mundësi të përfitojnë lëndë drusore për djegie për nevojat e tyre. Për këtë ne po hartojmënjë plan që përcaktojmë sasinë e familjeve dhe të lëndës drusore që ata duan. Pra heqim ata drurë që janë ose të rënë ose që nuk lejojnë rritjen e të tjerëve" - tha Dedej.

Projekti do përqëndrohet tek disa ndërhyrje në 10 parqe kombëtare të vendit tonë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardut: 31/10/2020 03:05

    1.2 milion eoroooo. gjysmat I mer ministri. pastaj Zaniri. te pylli do shkojne vetem ca letra projektesh. si gjithnje

    Përgjigju
  • Bledi: 31/10/2020 00:37

    Duhen mbjellur 50 milion peme ne shqiperi ,,qe te zevendesohet masakra mbi pyjet...

    Përgjigju
  • BENI: 31/10/2020 00:22

    DO ISHTE MIRE QE TE BEHEJ DHE NJE PROGRAM PER MBJELLJEN E BREDHAVE DHE PISHAVE NE TE GJITHE SHQIPERINE ,,,SIDOMOS NE VERI SEPSE ATY KA SHUME PEME TE PRERA...

    Përgjigju
  • populli: 30/10/2020 23:34

    Na duhet dhe 30 vite te shkojme ku ishim.. Hajde demokraci hajde

    Përgjigju
  • E ardhmja: 30/10/2020 22:07

    Projekte në mbrojtje të natyrës duhen gjithmonë e më shumë,duke mësuar banorët e komunitetin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën