Shensoi është i njohur në futbollin shqiptar pasi ka drejtuar më parë ekipin e Bylisit të Ballshit të cilin e ngriti duke e dërguar deri në finalen e Kupës së Shqipërisë të cilën e humbi me Lacin. Megjithatë largimi i Cungut pritet të lërë një boshllëk shumë të madh në ekipin nën kampion të vendit që shkroi historinë në Evropë.
Në nën tjetër Shensoi premton sukses për ekipin verilindor dhe objektivi që është firmosur në kontratë mes tij dhe Gjicit është që Kukësi këtë edicion të shpallet kampion i vendit. Prova e parë për trajnerin e njohur në Shqipëri është në Ballsh, aty ku mori edhe jehonë emri i tij.
Përballë ish-Bylisit të tij, Shensoi do të kërkojë me cdo kusht tre pikët si rrugën e vetme për të shpëtuar edicionin dhe filluar ngjitjen. Presidenti Gjici ka shumë besim te trajneri i ri, ndërsa Cungu ka zgjedhur që të pushojë një edicioni të ngjeshur që në fund kulmoi me largimin e tij nga ekipi.