Kush ka qenë i vëmendshëm në orët e historisë në shkollë, patjetër do të ketë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme termin Gleichschaltung (shqiptohet Glaishaltung). Eshtë një term, doktrinë, filozofi e kohës naziste nën sundimin e Hitlerit, më së shumti i përdorur mes viteve ‘33 - ‘37 që në shqip përkthehet “vihet në rresht”. Me anë të kësaj doktrine, Hitleri arriti që në vitet e para të sundimit të tij, të dominonte jetën politike, shoqërore, ekonomike të Gjermanisë, me synimin e qartë të eleminimit të çdo lloj sindikate apo partie politike dhe nazifikimit të të gjithë sektorëve. Pati shumë pak rezistencë ndaj Gleichschaltung, edhe për faktin se gjermanët e kishin votuar në masë Hitlerin, kur ishin në kulmin e demokracisë.
E thënë kështu, duket se jemi në orën e historisë, por e përkthyer në shqip, nazi gleichschaltung, prej muajsh është pjesë e realitetit shqiptar. Tani mund të themi se të gjitha institucionet e shtetit shqiptar u glaishaltizuan. Pasi mazhoranca arriti me votë kuvendore të marrë institucionin e presidentit të Republikës, më së pari ishte zgjedhja e nënkryetarit të KLD. Institucioni u glaishaltizua që në momentin kur asnjë prej anëtarëve të këtij këshilli, të cilët më parë kishin dalë kundër kandidaturës së Cefës, nuk foli në mbledhjen e fundit të KLD, nuk ka asnjë dyshim për këtë.
Së dyti për nga rradha, por i pari për nga rëndësia është glaishaltizimi i institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Me një lëvizje rrufe, shkarkimi i Shaqirit dhe emërimi i Visho Likës, duke mos marrë mendimin e partnerëve ndërkombëtarë për këtë institucion të rëndësishëm, la pa fjalë gjithë shoqërinë.
E nuk mbetet pas as Shërbimi informativ i Ushtrisë. Me emërimin e bodigardit të Imamit në postin e nënkryetarit të SHIU-t dhe emërimin e Ilir Balliut, jashtë procedurës ligjore me marrjen prej tij të gradës kolonel, e nën akuzat e pafundme të opozitës për përgjimin e saj dhe të ambasadave në Tiranë, institucioni i glaishaltizua. E njëjta procedurë u ndoq me gjykatën e lartë dhe gjykatën kushtetuese për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtyre dy institucioneve.
Nuk ka asnjë lloj shprese që institucioni i prokurorisë të mos glaishaltizohet sipas termit gjerman të të thënurit të gjërave shqip. Lufta mes maxhorancës dhe opozitës do të bëhet për kohën se kur do të ndodhë ky proces, do të ndodhë nëntorin e këtij viti, apo fillimin e vitit të ardhshëm. Sidoqë të jetë, procesi i Gleichschaltung është një proces i pandalshëm në Shqipëri. Të gjitha institucionet po vihen në rresht. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë edhe për gjithë shoqërinë.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com