TIRANE - Pas dyshimeve mbi autorësinë dhe bashkëpunimin në krimin e kryer nga Nazime Visha, ku mbeti i vrarë Fiqiri Muça, grupi hetimor ka vendosur të kryejë hetime dhe mbi aftësitë qitëse të 18-vjeçares.
Javën e shkuar, në shoqërinë e grupit hetimor, Nazime Visha është dërguar në poligonin e qitjes në Mullet të Tiranës, ku është vënë në provë për aftësitë e saj në përdorimin e armës.
Me të njëjtin model arme që është kryer vrasja e Fiqiriut, prej Nazimes është kërkuar nëse di ta mbush këtë model arme dhe nëse ka aftësi të qëllojë në shenjë.
Pasi ka prekur armën me një qetësi, Nazimja ka mbushur karikatorin para trupin hetues dhe më pas e ka montuar në armën automatik dhe ka qëlluar në shenjë në tabelën e qitjes së vendosur nga grupi hetimor.
Kaq ka mjaftuar që dyshimet e grupit hetimor në lidhje me përfshirjen e të afërmve të Nazimes në vrasje, apo si ndihmues në përdorimin e armës të bien poshtë.
Aktualisht Nazime Visha, e cila ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se Fiqiriu i kish shkatërruar jetën ndaj e vrau, ndodhet në burg.
Pas masës së arrestit me burg të vendosur nga gjykata e Tiranës, 18-vjeçarja është në pritje të seancave gjyqësore, të cilat pritet të sjellin fakte të reja mbi ngjarjen e cila nxori në dritë fakte tronditëse të vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça me breshëri kallashnikovi nga 18-vjeçarja Nazime Visha.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com