TIRANE-  Të përditshmet shqiptare vazhdojnë të investigojnë mbi historinë e Nazimes, vajzës 18 vjeçare e cila më 13 gusht vrau 45 vjeçarin Fiqiri Muça. Ndërsa vajza vazhdon t'i qëndrojë dëshmisë se 4 vite më parë, kur ajo ishte 14 vjeçe, 45 vjeçari e kishte përdhunuar dhe më pas vazhdonte ta persekutonte deri në ndarjen me të fejuarin e saj në Itali. Një ngjarje që, sipas dëshmisë së saj, ka detyruar atë të marrë vendimin fatal për ta vrarë, një herë e mirë.

Në një intervistë ekskluzive nga burgu për “Gazetën Shqiptare” Nazimja ka rrëfyer se ishte përdhunuar nga Fiqiriu në moshën 14- vjeçe, dhe sot “ndihet e lumtur për vrasjen”.

Version tjetër jepet në dëshminë e motrës së Nazimes, Luftija Visha- Muça, e cila është e martuar me të vëllanë e viktimës. Në një intervistë për gazetën "Panorama" ajo citohet të ketë thënë se “Nuk ishte rrëmbim por Nazimja iku me dëshirë me Fiqiriun”

RREFIMI I NAZIMES: ME PERDHUNOI 14 VJECE, PAS VRASJES NDIHEM E LUMTUR
Në një intervistë ekskluzive nga burgu për “Gazetën Shqiptare” Nazimja ka rrëfyer se ishte përdhunuar nga Fiqiriu në moshën 14- vjeçe, kur nuk ishte bërë ende grua. Ajo tregon se e kishte përdhuar disa herë më pas, por nuk kishte treguar në familje pasi kishte frikë nga familjarët dhe kërcënimet e tij. Vajza dëshmon se Fiqiriu “përfitonte kur prindërit e saj nuk ishin në shtëpi”, madje shkonte dhe në shkollë dhe u thoshte mësuesve “pse s’ma nxirrni në këtë orë, pse s’del në këtë orë”. Nazimja tregon se në momentin e rrëmbimit Fiqiriu donte ta dërgonte në Kosovë për prostitucion dhe me paratë që do të nxirrte ajo do të lante borxhet e shumta që kishte.
“Unë isha sa vajza e tij e katërt. E sigurtë, që nuk më donte mua. Ai donte thjesht të lante borxhet dhe makinën dhe të përfitonte”- tregon në intervistë Nazimja, e cila shton se nuk kishte telefon "pasi vajzat në fshat nuk mbajnë telefon deri sa të fejohen. Kur të vinte në gusht i fejuari i saj do ti blinte një telefon celular."

PJESE TE SHKEPUTURA NGA INTERVISTA
(e marre nga Rezarta Delisula e Klodiana Lala) 

Na trego pak historinë si je njohur me Fiqiriun?
Kam qenë pa mbushur 14 vjeç, kur ai më përdhunoi. Ai vinte në shtëpinë tonë, se ishte kunati i motrës. Unë isha vetëm në shtëpi, kur erdhi ky. Bëri sikur po ikte. Unë isha brenda. Ai kishte pistoletën, më lidhi duart. Më përdhunoi.
Të doli gjal kur të përdhunoi?
Po, më doli
Po ato, menstruacionet, të kishin ardhur?
Jo më erdhën disa kohë mbrapa përdhunimit
U tregove njerëzve të shtëpisë?
Jo kisha shumë frikë. Më tha “nëse do të tregosh, unë do të të vras. Do të të vras dhe vëllezërit që i kam të vegjël.
............
Ty të pëlqente Fiqiriu?
Jo pse të më pëlqente
Po kanë dalë ca mesazhe tuajat ku i flisje me shumë dashuri?
Ato janë mesazhe që Fiqiriu i çonte të fejuarit. I fejuari i tha që s’më intereson se çfarë mesazhi dërgon ti, unë do e marr Nazimen. Mesazhet i çonte që të më ndante nga i fejuari të më shkatërronte mua.
....
Kemi parë ca foto tuajat me Fiqiriun në bar dukeshit si të lumtur. Ku i keni bërë?
I ka bërë kur ishim në pyll. Nuk e di si i ka bërë vetëm kur kam qenë e lidhur në pyll. Do t’i bënte ai se kishte armë! Me qa e me qesh s’më linte. Më mbante të lidhur.
Ndihesh keq që e ke vrarë Fiqiriun
E lumtur shumë.
.....
Po sikur të bësh 20 vite burg
S’e kam problem, pas 20 vitesh dal e lkirë. Nuk e kam në mendje. Ai më thoshte “do të të vras”. Unë u lidha prapë me të fejuarin dhe ai prapë më ndau.

Në Gjykatë sikur u hutove, u përlote pak, kur dëgjove se ky krim mund të dënohej dhe me 20 vjet?
Fare. Jam prekur vetëm kur u përmend i fejuari im.

DESHMIA E TE MOTRES
Tjetër dëshmi vjen në një intervistë për gazetaren Elizabeta Ilnica "Panoramën" këtë herë nga e motra e saj, Lutfije Visha Muça.

Iku Nazimja me Fiqiriun apo Fiqiriu e rrëmbeu Nazimen?

Unë them se iku me dëshirë. Nuk e rrëmbeu Fiqiriu.

Motra juaj thotë ndryshe, pse ju mendoni kështu?
Se janë sqaruar gjërat me kohë, para se të ndodhte vrasja. Ata kanë ikur me dëshirë me njëri- tjetrin.
.....
Ajo i ka dalë përpara Fiqiriut duke kaluar në një rrugë të shkurtër përmes pyllit dhe i ka zbritur në rrugën e makinave, ku e ka pritur ai. E kanë pranuar të dy se duheshin dhe ishin larguar për të jetuar bashkë.

Kishte telefon Nazimja?

Po kishte... Madje ka pasur dy karta që i mbaj mend unë, por nuke di nëse kishte dy telefona, ku i fuste kartata apo fuste një herë njërën kartë njëherë tjetrën.

Pse duhet të gënjejnë të afërmit tuaj, se Nazimja nuk ka pasur celular?
Nuke di pse. Unë që kur e mora vesh atëherë në maj që Nazimja dhe Fiqiriu ikën bashkë, nuk kam pranuar që të flas me asnjërin prej tyre. Edhe prindërve u thashë, që nëse do ta mbanin në shtëpio, nuk do t’u flisja. Kur Nazimja shkoi të jetojë në Krrabë, e kam marrë në telefon gjyshen dhe i kam thanë: “Pse e mbani në shtëpi? Jepini një kafe dhe futini helmin në të, se nuk ka cfarë na duhet”. Kur gjyshja e mbajti në shtëpi, nuk pranova që të flas më as me të.

(sg/shqiptarja.com)