SHBA - Oklahoma City Thunder është rikthyer te fitorja duke mposhtur bindshëm 122-101 Los Angeles Clippers, sukses që përfaqëson triumfin e 25-të sezonal për skuadrën. Si zakonisht, lider absolut ishte Shai Gilgeous-Alexander, i cili shkëlqeu me 32 pikë.
Fitore jashtë fushe regjistroi Miami Heat, që mundi 106-95 Brooklyn Nets. Në këtë përballje u dallua Norman Powell, autor i 24 pikëve vendimtare.
Emocione deri në fund në Dallas, ku Mavericks fituan pas kohës shtesë 116-114 ndaj Detroit Pistons. Performancë e shkëlqyer për Cooper Flagg, që realizoi 23 pikë dhe kapi 10 rebound për teksanët.
Spektakël i vërtetë u dhurua në Salt Lake City, ku Los Angeles Lakers triumfuan 143-135 ndaj Utah Jazz. Luka Doncic ishte protagonist absolut, duke regjistruar një “triple-double” me 45 pikë, 11 kërcime në tabelë dhe 14 asist.
Vijon momenti negativ për Milwaukee Bucks, që zhgënjyen sërish në shtëpi, duke u mposhtur 111-105 nga Toronto Raptors. Dyshja Ingram-Barnes realizoi së bashku 53 pikë për ekipin kanadez.
Humbje dramatike në sekondat e fundit për Golden State Warriors, që u mposhtën 99-98 nga Phoenix Suns, me Booker dhe Brooks që shënuan 49 pikë së bashku. Ndërkohë, Portland Trail Blazers fituan 134-133 ndaj Sacramento Kings pas kohës shtesë, falë një performance të jashtëzakonshme të Avdijas, autor i 35 pikëve.
Rezultatet në NBA:
Charlotte - Atlanta, 133-126
Indiana - New York, 113-114
Brooklyn - Miami, 95-106
Milwaukee - Toronto, 105-111
New Orleans - Houston, 133-128
Oklahoma - Clippers, 122-101
San Antonio - Washington, 119-94
Dallas - Detroit, 116-114
Denver - Orlando, 126-115
Phoenix - Golden State, 99-98
Utah Jazz - Lakers, 135-143
Portland - Sacramento, 134-133
Komente











