SHBA - Los Angeles Lakers u mposhtën bindshëm 129-99 në transfertë ndaj Cleveland, në një ndeshje ku skuadra vendase dominoi plotësisht. Plot 52 pikë për Cavaliers erdhën nga lojtarët e stolit, ndërsa më i miri në parket ishte Donovan Mitchell me 25 pikë të realizuara.
Fitore dramatike për Indiana, që triumfoi 113-110 ndaj Chicago falë një performance solide në momentet vendimtare të takimit. Pascal Siakam ishte shënuesi më i mirë për Indiana me 20 pikë.
Rezultat surprizë u regjistrua në Boston, ku Atlanta fitoi 106 - 117 ndaj Celtics. Të gjithë titullarët e skuadrës mike realizuan mbi 13 pikë, duke treguar një lojë kolektive mjaft efikase.
Fitore jashtë fushe siguroi edhe Golden State, me një paraqitje të balancuar, ku 8 lojtarë shënuan mbi 10 pikë. Lider i Warriors ishte Stephen Curry, autor i 27 pikëve.
San Antonio vijon momentin pozitiv, duke mposhtur 99 - 111 Houston në transfertë. Victor Wembanyama shkëlqeu për Spurs me 28 pikë dhe 16 rebound. Zhgënjim për Miamin, që u mund 133-124 nga Orlando, ndeshje në të cilën Paolo Banchero u dallua me 31 pikë.
Rezultatet në NBA:
Dallas - Minnesota, 105-118
Utah Jazz - Golden State, 124-140
Houston - San Antonio, 99-111
Boston - Atlanta, 106-117
Miami - Orlando, 124-133
Toronto - New York, 92-119
Memphis - Charlotte, 97-112
Cleveland - Lakers, 129-99
Indiana - Chicago, 113-110
Komente










