SHBA - Oklahoma City Thunder regjistroi fitoren e 35-të sezonale në NBA, duke konfirmuar edhe një herë statusin e skuadrës më të mirë të kampionatit. Thunder triumfoi 91-111 në transfertë ndaj Houston, në një ndeshje të dominuar falë kontributit të jashtëzakonshëm nga stoli, prej nga erdhën plot 49 pikë. Shai Gilgeous-Alexander e mbylli sfidën me 20 pikë.
Pa probleme fitoi edhe Dallas, që mundi 144-122 Utah Jazz. Protagonist për vendasit ishte Thompson, autor i 26 pikëve.
Surprizë në Los Angeles, ku Lakers zhgënjyen në parketin e tyre, duke u mundur 117-135 nga Charlotte. Kjo ishte humbja e 15-të sezonale për kalifornianët. LaMelo Ball shkëlqeu për miqtë me 30 pikë, ndërsa nuk mjaftuan 39 pikët e Doncic për Lakers.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Golden State Warriors, që mposhti 126-113 New York, me Butler në superformë, autor i 32 pikëve.
San Antonio vazhdon të tregojë forcë në Konferencën e Perëndimit, duke mbetur skuadra e dytë, pas fitores 119-101 ndaj Milwaukee. Wembanyama kontribuoi me 22 pikë.
Në transfertë triumfoi edhe Boston, që mundi 114-119 Miami Heat, në një ndeshje ku Simons ishte i pandalshëm me 39 pikë.
Në Konferencën e Lindjes, Detroit ruan kreun e renditjes, pas fitores së ngushtë 108-105 ndaj Phoenix, me 42 pikë të ardhura nga lojtarët e stolit.
Rezultatet në NBA:
Orlando - Memphis, 118-111
Detroit - Phoenix, 108-105
Houston - Oklahoma, 91-111
Miami - Boston, 114-119
San Antonio - Milwaukee, 119-101
Dallas - Utah Jazz, 144-122
Golden State - New York, 126-113
Portland - Atlanta, 117-101
Lakers - Charlotte, 117-135
Komente









