Një natë para mbrëmjes së Krishtlindjes, pothuajse të gjitha ekipet e NBA dolën në parket me katërmbëdhjetë ndeshje të luajtura.
Cleveland dhe Oklahoma mundën Utah (124-113) dhe Uashington (123-105). Bostoni u mposht 108-104 në Orlando. Gjërat nuk janë më mirë për Lakers dhe Warriors , të mposhtur nga Detroit (117-114) dhe Indiana (111-105) dhe me Pistons të udhëhequr gjithashtu nga Simone Fontecchio (13 pikë). Clippers shënojnë një goditje të madhe dhe mposhtin Memphis (114-110).
Ekipi i Cleveland dominon renditjen e Konferencës së Lindjes pas fitores 124-113 ndaj Utah Jazz. Katër lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Në Perëndim, në vendin e parë ndodhet ekipi i Oklahomës, që fitoi 123-105 ndaj Washington. Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, që realizoi 41 pikë për vendasit.
Zhgënjen skuadra e Lakers, që në fushën e saj u mund 117-114 nga Detroit. Vendimtar stoli për ekipin mik, nga ku erdhën 52 pikë. LeBron James realizoi një “triple double” për Lakers (28 pikë, 11 rebound, 11 asist), por që s’mjaftuan.
Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund 111-105 nga Indiana (Turner 23 pikë), ndërsa Denver fitoi 117-90 ndaj Phoenix, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikola Jokic, autor i 32 pikëve.
Rezultatet:
CLEVELAND CAVALIERS-UTAH JAZZ 124-113
ORLANDO MAGIC-BOSTON CELTICS 108-104
OKLAHOMA CITY THUNDER-WASHINGTON WIZARDS 123-105
MEMPHIS GRIZZLIES-LOS ANGELES CLIPPERS 110-114
LOS ANGELES LAKERS-DETROIT PISTONS 114-117
DALLAS MAVERICKS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 132-108
DENVER NUGGETS-PHOENIX SUNS 117-190
GOLDEN STATE WARRIORS-INDIANA PACERS 105-111
NEW YORK KNICKS-TORONTO RAPTORS 139-125
MILWAUKEE BUCKS-CHICAGO BULLS 112-91
CHARLOTTE HORNETS-HOUSTON ROCKETS 101-114
PHILADELPHIA 76ERS-SAN ANTONIO SPURS 111-106
ATLANTA HAWKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 117-104
MIAMI HEAT-BROOKLYN NETS 110-95