Mbrëmja e NBA në elitën e basketbollit amerikan dhuroi emocione në 11 sfidat e luajtura. Në Lindje vazhdon marshimi i Cleveland, duke mposhtur Uashingtonin 118-87. Bucks i Antetokounmpo-s gjithashtu bëri mirë (128-107 në Detroit).
Në Perëndim, OKC dominon kundër Utah (133-106), ndërsa Dallas dhe Denver mbizotërojnë ndaj Memphis (121-116) dhe Golden State (119-115). Phoenix dhe Clippers buzëqeshin kundër San Antonio (104-93) dhe Portland (127-105). New Yorku dhe Toronto kalojnë me sukses ndaj Orlandos (121-106) dhe Indianës (122-111).
Cleveland vijon sezonin fantastik në NBA, duke udhëhequr renditjen pas fitores 118-87 ndaj Washington. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Mobley e Mitchell nga 19 pikë secili më të mirët).
Fiton edhe Milwaukee, 128-107 ndaj Detroit, ndeshje ku ku dyshja Antetokounmpo-Lillard realizoi 55 pikë së bashku. Skuadra e Dallas, falë 37 pikëve e 12 rebound të Luka Doncic, mposhti 121-116 Memphis, duke ngjitur shkallët në renditje.
Oklahoma rimerr kreun në Perëndim pas fitores 133-106 ndaj Utah Jazz. Jalen Williams me 28 pikë e Alkexander Shai me 26 bënë diferencn për Oklahomën. Pa probleme fiton Clippers, 127-105 ndaj Portland, sfidë ku u dallua Norman Powell me 30 pikë.
Humbja e pestë radhazi për Golden State, që u mund 119-115 nga Denver pas një loje të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Denver realizuan shifër dyfishe pikësh, ku vendimtar ishte Nikola Jokic, autor i 38 pikëve e 10 rebound.
Rezultatet:
CLEVELAND CAVALIERS-WASHINGTON WIZARDS 118-87
DETROIT PISTONS-MILWAUKEE BUCKS 107-128
OKLAHOMA CITY THUNDER-UTAH JAZZ 133-106
DALLAS MAVERICKS-MEMPHIS GRIZZLIES 121-116
DENVER NUGGETS-GOLDEN STATE WARRIORS 119-115
PHOENIX SUNS-SAN ANTONIO SPURS 104-93
CHARLOTTE HORNETS-PHILADELPHIA 76ERS 104-110
NEW YORK KNICKS-ORLANDO MAGIC 121-106
SACRAMENTO KINGS-HOUSTON TOCKETS 120-111
TORONTO RAPTORS-INDIANA PACERS 122-111
LOS ANGELES CLIPPERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 127-105