SHBA - Janë përcaktuar dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të fazës “Play-Off” në elitën e basketbollit amerikan, NBA, pas zhvillimit të ndeshjeve të fundit të fazës “play-in”.
Në Konferencën e Perëndimit, Phoenix Suns siguruan kualifikimin pas fitores 111-96 ndaj Golden State Warriors. Skuadra nga Phoenix zhvilloi një paraqitje të balancuar, me të gjithë titullarët që realizuan mbi 10 pikë, ndërsa protagonisti kryesor ishte Jalen Green me 36 pikë. Në fazën pasuese, Suns do të përballen me kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder.
Në Konferencën e Lindjes, bileta e fundit për në “Play-Off” u sigurua nga Orlando Magic, që dominoi bindshëm 121-90 ndaj Charlotte Hornets. Ndeshja nuk pati shumë histori, me Orlandon që kontrolloi lojën nga fillimi në fund. Të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë, ndërsa më i spikaturi ishte Paolo Banchero me 25 pikë.
NBA - Play in - Konferenca e Perëndimit
Phoenix - Portland, 110-114
Clippers - Golden State, 121-126
Golden State - Phoenix, 96-111
NBA - Play in - Konferenca e Lindjes
Charlotte - Miami, 127-126
Philadelphia - Orlando, 109-97
Charlotte - Orlando, 90-121
Komente









