Skuadra kampione e Oklahoma City pësoi humbjen e dytë radhazi, duke u mposhtur në fushën e saj me rezultatin e thellë 97-124 nga Charlotte. Një ndeshje surprizuese, ku miqtë dominuan nga minuta e parë deri në fund, të udhëhequr nga Brandon Miller, autor i 28 pikëve.
Në Konferencën e Lindjes, kryesimin e mban Detroit, që nuk pati vështirësi ndaj New York, duke fituar 121-90. Ylli i takimit ishte Cunningham, i cili realizoi 29 pikë. Fitore regjistroi edhe Boston, që mposhti Chicago me shifrat 115-101, falë një performance të shkëlqyer të Simons, me 27 pikë.
Emocione deri në sekondat e fundit pati në përballjen mes Clippers dhe Golden State, ku vendasit triumfuan ngushtë 103-102. Stephen Curry shënoi 27 pikë për Warriors, por pa mjaftuar, ndërsa për Clippers u dallua Kawhi Leonard me 24 pikë.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Houston, që falë 26 pikëve të Durant, mposhti Phoenix me rezultatin 100-97.
Pas kohës shtesë triumfoi Denver, që mundi Philadelphia në një ndeshje spektakolare, ku vendimtar ishte Pickett me 29 pikë. Ndërkohë, fitore të qetë regjistroi Portland, që kaloi Utah Jazz me rezultatin 137-117, me Avdija protagonist absolut, duke realizuar 33 pikë.
Rezultatet në NBA:
Detroit - New York, 121-90
Boston - Chicago, 115-101
Toronto - Atlanta, 118-100
Houston - Phoenix, 100-97
Oklahoma - Charlotte, 97-124
Philadelphia - Denver, 124-125
Clippers - Golden State, 103-102
Portland - Utah Jazz, 137-117
Komente











