SHBA - Indiana Pacers ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e gjashtë ndaj Oklahoma City Thunder, duke mundur kundërshtarët me rezultatin 108-91. Seritë finale të play-off janë barazuar tanimë në 3-3 dhe titulli kampion në basketbollin elitar amerikan do vendoset më 22 qershor në ndeshjen e shtatë dhe të fundit. Ndeshja 'zgjati' vetëm 12 minuta, pasi Pacers arritën të vendosnin ritmin dhe të merrnin një avantazh të pakthyeshëm.
Në dy periodat e para, Indiana ishte e pakapshme në parket duke siguruar një avantazh të thellë prej 22 pikësh. Ky avantazh u ruajt deri në fund, falë një performance të shkëlqyer të Tyrese Haliburton dhe ekipit të tij. Haliburton ishte udhëheqësi i Pacers me lojën e tij dhe shpërndarjen e topave.
Pascal Siakam dha një kontribut të madh me 16 pikë dhe 13 topa në tabelë, ndërsa lojtarët e stolit ishin në lartësinë e detyrës. Obi Toppin shënoi 20 pikë, ndërsa T.J. MCconnell kontribuoi me 12 pikë.
Me këtë rezultat seria finale e play-off është barazuar në 3-3 dhe tashmë gjithçka për titullin kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit që do të zhvillohet në Oklahoma City.
Finalet play off të NBA:
Nd.1, Oklahoma - Indiana, 110-111
Nd.2, Oklahoma - Indiana, 123-107
Nd.3, Indiana - Oklahoma, 116-107
Nd.4, Indiana - Oklahoma, 104-111
Nd.5, Oklahoma - Indiana, 120-109
Nd.6, Indiana - Oklahoma, 108-91 (3-3)
Nd.7, Oklahoma - Indiana, 22 qershor
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy kongresmenë amerikanë i dërgojnë letër Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë
26 Dhjetor, 19:19
-
Çfarë e shtyu presidentin Trump-in që të sulmonte Nigerinë?
26 Dhjetor, 16:24
-
SHBA-të i kanë shpallur Evropës 'luftë të ftohtë' në fushën dixhitale, viza e refuzuar për Breton dhe kërcënimet
26 Dhjetor, 16:03
-
Shqyrtimi i investimeve të huaja, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz, duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në
26 Dhjetor, 14:43
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Të dielën takim me Trump në Florida, të përfshirë edhe evropianët! Plani i paqes në 20 pika është gati 90%
26 Dhjetor, 11:23
-
NBA/ Jokic i shkëlqyer me 56 pikë, Denver mposht Minnesotën! Durant dominon përballjen me LeBron James
26 Dhjetor, 10:10
-
SHBA/ Më i madhi në historinë e Powerball në Arkansas, fituesi rrëmben çmimin e madh prej 1.8 miliardë dollarësh për Krishtlindje
26 Dhjetor, 08:31
-
Analiza: SHBA-të kanë nisur një ‘luftë të ftohtë’ të ashpër kundër Evropës për shkak të teknologjisë dixhitale, mohime vizash e kërcënime
26 Dhjetor, 07:41
-
SHBA-të kryejnë sulme vdekjeprurëse kundër ISIS në Nigeri, Trump: Ata kanë vrarë krishterë të pafajshëm (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:20
-
Koncerti i xhazit të natës së Krishtlindjes në Kennedy Center u anulua pas vendosjes së emrit të Trump
25 Dhjetor, 19:01
-
VIDEOLAJM/ 'Skifterët' në Teksas grabisin bankomatin si nëpër filma, e lidhin me kabllo dhe e tërheqin zvarrë me makinë por dalin duarbosh
25 Dhjetor, 16:59
-
FOTOT/ Nga babagjyshë që bëjnë ‘surf’ në ujë tek mesha e Papa Leone XIV në Vatikan! Si u festua në botë Krishtlindja
25 Dhjetor, 16:47