SHBA - Kampionët në fuqi të Oklahoma City Thunder regjistruan fitoren e tretë radhazi në NBA, pasi triumfuan 108 - 116 në transfertë ndaj Chicago Bulls. Ndeshja u vendos nga stoli i skuadrës mike, që dhuroi plot 48 pikë, duke bërë diferencën në momentet kyçe të takimit.
Fitore bindëse edhe për Miami Heat, që kaloi pa vështirësi 124-98 Brooklyn Nets. Protagonistë në parket ishin Bam Adebayo dhe Tyler Herro, të cilët së bashku realizuan 45 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi të pastër.
Serinë pozitive e vijon edhe Los Angeles Lakers, që mposhtën 110-101 New Orleans Pelicans. Të gjithë titullarët e Lakers shënuan mbi 10 pikë, ndërsa në plan të parë ishte Luka Doncic me 27 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores së tretë radhazi.
Nuk zhgënjen as New York Knicks, aktualisht forca e tretë në Konferencën e Lindjes, që fitoi 111-95 ndaj Toronto Raptors. Lideri i skuadrës, Jalen Brunson, ishte më i miri në fushë me 26 pikë.
Paraqitje spektakolare edhe për San Antonio Spurs, që triumfuan thellë 131-91 në transfertë kundër Philadelphia 76ers. Tetë lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, duke dëshmuar forcën kolektive të ekipit.
Ndërkohë, Detroit Pistons u mposhtën 113-109 nga Cleveland Cavaliers, sfidë ku u dallua Tyson me 22 pikë. Pavarësisht humbjes, Pistons vijojnë të mbajnë kreun në Lindje.
Rezultatet në NBA:
Chicago - Oklahoma, 108-116
Minnesota - Memphis, 117-110
Philadelphia - San Antonio, 91-131
Orlando - Washington, 126-109
LA Lakers - New Orleans, 110-101
Sacramento - Phoenix, 103-114
Charlotte - Dallas, 117-90
Cleveland - Detroit, 113-109
Miami - Brooklyn, 124-98
Toronto - New York, 95-111
Komente












