NBC ringjall "Will & Grace", ndër
serialet më të sukseseshëm

NBC ringjall "Will & Grace", ndër<br />serialet më të sukseseshëm
Televizioni amerikan NBC ka njoftuar se do të ringjallë komedinë e suksesshme "Will & Grace" me një seri të kufizuar prej dhjetë episodesh, të cilat do të transmetohen në sezonin televiziv 2017-18.
 
Eric McCormack, Debra Messing, Sean Hayes dhe Megan Mullally, katër aktorët kryesorë të serialit komik televiziv, do të rikthehen të gjithë.
 
Vendimi ka ardhur vetëm pak muaj pasi katërshja u ribashkua në një takim surprizë, transmetuar vetëm në internet, për një video kundër kandidatit republikan Donald Trump.
 
"Jemi të entuziazmuar që një nga komeditë më të zgjuara e më humoristike në historinë e NBC po rikthehet”, tha shefi i argëtimin në rrjetin amerikan, Robert Greenblatt.
 
Edhe krijuesit origjinalë të shfaqjes, Max Mutchnick e David Kohan, do të kthehen si drejtues të saj dhe producentë ekzekutivë.

Regjisori jetëgjatë në televizion, James Burrows, i cili drejtoi çdo episod të serialit origjinal, do të ulet sërish në vendin e regjisë, duke qenë gjithashtu edhe producent ekzekutiv.
 
Presidentja e NBC Entertainment tha se bisedimet për ringjalljen e serialit nisën pak pas filmimit të videos kundër Trumpit, në shtatorin e kaluar.
 
"Fakti që të katër yjet origjinalë ishin të lumtur nga rikthimi tregon përvojën e gëzueshme që kanë kaluar gjatë krijimit të pothuajse 200 episodeve për tetë sezone”, tha ajo në një deklaratë.
 
"Will & Grace" debutoi më 1998 dhe ka qenë ndër seritë më të suksesshme. Ajo ishte ndër të parat që shfaqi personazhe gay në rolet kryesore dhe është vlerësuar nga zëvendëspresidenti Joe Biden për edukimin e publikut në çështjet e LGBT.
 
Finalja e serialit në vitin 2006 pati mbi 18 milionë shikues.
 
Gjatë viteve të transmetimit, "Will & Grace" u nominua për 83 Emmy Awards, duke fituar 16.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr